
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Java Amerikane në UMSH, dita e letërsisë mbledh studiues e pedgogë
Java Amerikane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, vijoi me aktivitetin e radhës, dedikuar letërisë amerikane. Pedagogë, shkrimtarë dhe stududiues të lëtërisë, diskutuan mbi autorët më të njohur të letërsisë amerikane, karakteristikat dhe zhvillimet e kësaj letërsie. Në panel ishin të ftuar Rektori i Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici, Zv. Rektorja Nevila Rama, studiuesi dhe historiani, Artan Hoxha dhe Pedagogu, Edon Qezari. Teodor Drajzer dhe Ernest Hemiguej ishin dy autorët që u analizuan më së shumti nga paneli dhe të ftuarit, autorë të njohur botërisht dhe që kanë lënë gjurmë në breza. Java Amerikane në UMSH do të vazhdojë deri në 15 korrik. Në ambjentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe jo vetëm, po organizohen disa aktivitete me qëllim sjelljen më pranë studentëve, të rinjve dhe publikut shqiptar aspekte të politikës, kulturës dhe artit amerikan, të cilat do të përmbyllen me Konferencën Shkencore, të organizuar me nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë me temë “100 vjet marrëdhënie shqiptaro-amerikane 1922-2022”.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim