
Të Reja

Qendra Mesdheu hap konkurs për plotësimin e vendeve të punës me staf të brendshëm ne pozicionin:
Drejtues i Qendres se Kurseve
Pershkrimi i pozicionit: Organizimi dhe mbarevajtja e kurseve qe zhvillohen prane Qendres Mesdheu, ndjekja e praktikave ligjore per funksinimin e tyre, mbajtja e kontakteve me ente te ndryshme per zgjerimin dhe afrimin e kursanteve per te ndjekur kurset.
Kushtet bazë që duhet të plotësojnë kandidatët
1. Te kene mbaruar studimet ne niveli Msc. Preferohen me grade shkencore.
2. Eksperience ne organizimin dhe drejtimin e kurseve profesionale
3. Eksperience ne mesimdhenie ne nivelin universitar
Aplikimet të dërgohen me email në adresën : [email protected] , ose dorazi në recepsionin e Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë.
Aplikimi duhet të përfshijë:
- Letër Interesi
- CV & ID
- Fotokopje të Dokumenteve të Shkollimit dhe Kualifikimeve.
- Letër Reference
Afati i fundit per aplikim eshte data 10.09.2022
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim