Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë hapet qendra “Abdulaziz Saud Albabtain vetëm për Paqen”.

Në Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë filloi zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit që u nënshkrua në qershor të këtij viti mes Fondacionin Kulturor Abdulaziz Saud Albabtain me seli në Kuvajt dhe këtij Universiteti.

Aktiviteti i këtij Fondacioni, i cili drejtohet nga z. Abdulaziz Saud Albabtain, fokusohet në krijimin e një kulture paqeje, veçanërisht në kontekstin e hapësirës arabe e mesdhetare, në marrëdhëniet mes civilizimit dhe kulturës arabe dhe civilizimin dhe kulturën evropiane, përmes, ndër të tjera, bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjelltë të botës dhe qarqeve universitare e akademike, kulturore, sociale, mediatike, dhe jo vetëm.

Për këtë qëllim, pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u ngritu “Qendra Abdulaziz Saud Albabtain vetëm për Paqen”, dhe një Bord Akademik i kryesuar nga Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli, President i  Universitetit i Mesdhetar të Shqipërisë.

Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës “Abdulaziz Saud Albabtain vetëm për Paqen” në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe Fondacionit Kulturor Albabtain do të shtrihet në fushën e kurrikulave, mësim-dhënies, aktiviteteve arsimore dhe kulturore, me qëllim njohjen e ndërsjelltë të kulturës e historisë arabe dhe kulturës e historisë shqiptare, nëpërmejt aktiviteteve të ndryshme në UMSh dhe në Tiranë.

Zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit nënshkruar nga Akademiku Anastas Angjeli dhe Kryetari i Fondacionit Albabtain z. Abdulaziz Albabtain do të shtrihet në përkthime të librave nga gjuha arabe në shqip, në rritjen e kontakteve mes studentëve e akademikëve, në publikime dhe promovime reciproke të botimeve, nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta dhe organizimin e ditës së kulturës arabe brenda vitit akademik 2022-23.

Drejtor i kësaj qendre do të jetë Prof. Ass. Dr. Arben Cici, Prorektor i UMSh, në koordinim të ngushtë me Profesor Touhami Abdouli, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit, ish Ministër i Jashtëm i Tunizisë, i cili ka një përvojë akademike dhe njohje të thellë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të kulturës për paqen në hapësirën mesdhetare, në botën arabe, dhe jo vetëm.

Për më tepër, ngritja e kësaj qendre synon ndërtimin e urave të komunikimit mes akdemikëve dhe përmes tyre mes shoqërive, në njohjen, edukimin dhe sendërtimin e “një kulture të paqes". Ajo do të ndihmojë e do të nxisë gjithashtu, jo vetëm shkëmbimet universitare dhe akademike, por edhe do të forcojë marrëdhëniet mes dy popujve dhe dy vendeve, mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim