Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Punësohen pranë bankës Raiffeisen 22 studentë të Universitetit Mesdhetar.

Plot 22 studentë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të punësohen part-timë për një periudhë 6 mujore pranë Bankës Raiffeisen. Ky është viti I 4-t që Universiteti Mesdhetar bashkëonon me këtë institucion, duke iu ofruar studentëve jo vetëm praktika profesinale por edhe mundësi punësimi . Këtë vit janë përzgjedhur 22 studentë të ciklit Master të cilët do të punojnë në Departamentin e Shitjeve Direkte të Bankës. Gjatë këtij harku kohor  studentet do: të njihen me produktet e bankës , të zhvillohen nga ana e komunikimit klient-punonjës, të  trajnohen në programme të ndryshme të bankës,  të rriten nga ana profesionale duke ndjekur nga afër mënyrën e punës së stafit të bankës nëpër degë . Përfaqësuesit e Bankës Raiffeisen shpjeguan mundësitë që do të kenë studentët gjatë këtij programi I cili synon punësimin me kohë të plotë në vijim të tyre. Nga ana tjetër drejtoresha e Programeve Master Orkida ILollari,   shpreh  nënvizoi se bashkëpunimi me këtë institucion Bankar është për të rinjtë hapi I parë drejt një karriere të suksesshme bankare për të gjithë ata studentë të UMSH  që duan të punojnë në këtë sektor.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim