
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Forumi Diplomatik Shqiptar në Universitetin Mesdhetar starton me Austrinë
Forumi Diplomatik Shqiptar startoi sot në Universitetin Mesdhetar. I konceptuar si një tryezë debati për çështjet diplomatike, për çështjet e sigurisë paqes dhe çështjet e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ky forum do të ketë të ftuar personalitete të lartë të këtyre fushave. “E nisim sot këtë Forum me të ftuar Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, jo për shkak të rendit alfabetik, por për një arsye më të rëndësishme. E startuam kështu sepse Austria ky vend i jashtëzakonshëm ka qenë gjithnjë mbështetës i politikës së jashtme të Shqipërisë, si dhe avokatja më e mirë në procesin të integrimit të saj dhe për këtë ne i jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Prof. Ass.Dr Arben Cici, Drejtues i Forumit Diplomatik Shqiptar. Në vijim të këtij prezantimi i ftuari i parë, Ambasadori i Austrisë Sh.T.Z, Christian Steiner, duke vlerësuar inisiativën e ndërmarrë nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,mbajti për studentët një leksion të hapur me temë “Roli i Austrisë në Bashkimin Europian”. Ai shpjegoi historinë e anëtarësimit të Austrisë ndër të parat shtete në këtë Union dhe u ndal te roli mbështetës që Austria ka për politikën e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë rrugëtim të gjatë, pjesë e së cilit është edhe Shqipëria, mbështetja e Austrisë mbetet e palëkundur në çdo hap dhe veçanërisht në plotësimin e kushteve të nevojshme deri në antarësimin e plotë.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim