Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Studentët e UMSH në forumin "Të rinjtë dhe negociatat me BE”

Një grup studentësh të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, të degëve të studimit: shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare si edhe komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun morën pjesë në forumin "Të rinjtë dhe negociatat me BE" të organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD - Center For Openness And Dialogue).
Të ftuar në panel ishin: znj. Megi Fino, zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Emilio Çika, Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësise dhe Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe znj. Eriola Hoxha, pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës.
Studentët pjesëmarrës u njohën specifikisht me Kapitullin 31 të Aktit Komunitar: “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”, si edhe me disa nga arritjet dhe sfidat e shtetit shqiptar në fushën e politikës së jashtme.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim