
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023
Organizohet leksioni i hapur nga Qendra “Abdulaziz Saud Albabtain vetëm për Paqen”, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë
Në kuadër të aktiviteteve të qendrës “Abdulaziz Saud Albabtain vetëm për Paqen”, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, u organizua një leksion i hapur me Profesor Ermir Gjinishin.
Drejtori i qendrës, Prof.Ass. Dr. Arben Cici, pasi foli për rëndësinë e ngritjes së kësaj qendre në UMSH, ftoi Profesor Gjinishin të flasë për përvojën e tij të veçantë, si ish student i Gjuhës, Letërsisë Arabe dhe Teologjisë në Universitetin e Tripolit, Libi, dhe këndvështrimin e tij ndaj historisë dhe kulturës së pasur të vendeve dhe popujve të Mesdheut.
Profesor Gjinishi është lektor në Institutin e Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës. Ai është specialist i çështjeve fetare, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe terrorizmit dhe është ftuar si lektor në konferenca të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe ka publikuar studime dhe artikuj shkencorë mbi këto çështje të rëndësishme.
Profesor Gjinishi, gjatë ligjëratës së tij u ndal në rëndësinë e njohjes së historisë së Mesdheut, atë të botës arabe dhe gjuhës e kulturës arabe si dhe të influencës së saj në brigjet veriore të Mesdheut deri në qendër të Evropës.
Kontaktet dhe lidhjet historike mes shqiptarëve dhe vendeve arabe, në kohë të ndryshme, na shërbejnë të njohim më mirë ndryshimet dhe afërsitë dhe të kuptojmë sa e rëndësishme është edukimi i kulturës së paqes dhe ndërtimi i saj në nivel lokal, rajonal dhe global, theksoi Profesor Gjinishi në fjalën e tij.
Leksioni i hapur u ndoq me shumë interes dhe u shoqërua me pyetje dhe komente nga pedagogët dhe studentët që morën pjesë në këtë aktivitet.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim