
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023
Ndërkombëtarizimi, drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë presin delegacionin italian
Drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, pritën në një takim dy përfaqësues të Universitetit Luiss Guido Carli. Maria Monica Annibaldis, Këshilltare për Afrikën, Mesdheun dhe Ballkanin
dhe Lorenzo Valeri, Drejtor i Pasdiplomimit, u njohën nga Presidenti i UMSH-së Akademik, Prof.Dr, Anastas Angjeli me ofertën akademike të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, prioritetet për të ardhmen si dhe mundesitë e bashkëpunimit në vijim. Në takim ishte e pranishme, Gerta Bilali, drejtoreshë e Confindustria Albania. Akademik Angjeli i njohu përfaqësuesit e Universitetit Italian, me arritjet e Universitetit Mesdhetar në kuadër të ndërkombëtarizimit ku theksoi se falë dhjetra marrëveshjeve UMSH po ofron mundësi shkembimi të stafit akademik dhe studentëve të tij. Përfaqësuesit e Universitetit Luiss Guido Carli, shprehën disponibilitet për të parë fushat dhe mundësitë e partneriteteve dhe bashkëpunimit mes dy Universiteteve.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim