
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019
Drejtësia për të miturit, pas miratimit të Kodit të ri të drejtësisë penale Universiteti Mesdhetar mbledh gjithë aktorët në konferencën ndërkombëtare
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve më të rëndëishme në vend, akademikëve, politikanëve dhe personaliteteve të tjera, me rreth 60 kumtesa nga studiues të fushës, Universiteti Mesdhetar organizoi sot konferencën shkencore ndërkombëtare “Drejtësia për të Miturit, realitete dhe sfida”. Kjo konferencë, erdhi si një përpjekje për t’i vendosur çështjet e drejtësisë së të miturve në fokusin e debatit publik, fill pas hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, në 1 janar të këtij viti.
Duke e konsideruar si një nga sfidat kryesore dhe duke shprehur angazhimin më maksimal për të bashkëpunuar në ofrimin e zgjidhjeve më të mira për të miturit, si e ardhmja e shoqërisë, punimet e kësaj conference u përshëndetën nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, Nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Themeluesi i Universiteteti Mesdhetar të Shqipërisë, Prof.Dr Anastas Angjeli, duke falenderuar pjesëmarrësisit për interesin e treguar për këtë çështje me rëndësi të veçantë, u shpreh se drejtësia për të miturit qëndron gjithmonë në vëmendjen jo vetëm të institucioneve e politikbërjes, por të gjithkujt që beson me sytë nga e ardhmja se çdo iniciativë apo hap që një shoqëri ndërmerr për t’ju garantuar fëmijëve një jetë më të mirë, është një kontribut madhor për të ardhmen e gjithë shoqërisë, “Ndaj dhe misioni e detyra jonë, para së gjithash si prindër, është të bëjmë më shumë sot,në mënyrë që e ardhmja e fëmijëve tanë nesër të jetë një e ardhme e shëndetshme me më shumë mundësi edukimi, mirëqenie dhe mbi të gjitha të jetë një e ardhme e sigurtë”, u shpreh Prof. Dr Angjeli.
Në lidhje me Kodin e miratuar këtë vit, ai u shpreh se ky kod vjen si një përgjigje dhe një angazhim serioz për përmirësimin e mekanizmave ligjorë, në mënyrë që t’i jepet një zgjidhje sa më e efektive shqetësimit të përligjur të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me fenomenin e kriminalitetit tek të miturit.
“Kriminaliteti ndër të miturit nuk është produkt i kohës sonë as edhe vetëm i disa vendeve specifike. Njihet prej shekujsh e dekadash dhe është i përhapur kudo në botë, madje edhe në shtete ku standardet e zhvillimi, kultura dhe qytetërimi nuk do të mund t’a pranonin.
Ai është realitet i pamohueshëm, me të cilin duhet të përballen të gjithë, që nga shteti me të gjitha strukturat e veta kompetente, shoqëria, familja, shkolla, përfshirë edhe institucionet e arsimit të lartë, ato të kërkimit shkencor”, u shpreh në fjalën tij Prof. Dr Anastas Angjeli.
Ai vlerësoi se iniciativa e Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Mesdhetar në bashkëpunim me Universitetein “Aldo Moro” të Barit, “Alcide de Gasperi”, i Josefoëit dhe Lublinit të Polonisë, të Universitetit AAB të Prishtinës, Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës , duke arritur të sensibilizojë studiues dhe akademikë brenda e jashtë vendit, është një kontribut i rëndësishëm dhe një nismë që duhet të vazhdojë duke bërë bashkë edhe më shumë aktorë.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim