Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Sh. T. Dr. Faisal S. Al Musaileem viziton Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe Qendrën e Fondacionit Kulturor Albabtain për Paqen.

Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Sh. T. Dr. Faisal S. Al Musaileem u prit në takim nga Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik. Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Universiteti Mesdhetar është lider në bashkëpunimin me universitetet e rajonit mesdhetar, veçanërisht me Shtetin e Kuvajtit. Ai ka shumë vullnet për ta shtrirë dhe forcuar bashkëpunimin në shkëmbimin e programeve, studentëve dhe akademikëve në fushat me interes të ndërsjelltë, ishte kryefjala e bisedës së Profesor Angjelit me Ambasadorit të Kuvaitit.

Qendra e Fondacionit Kulturor Abdulaziz Saud Albabtain për një Paqe të Drejtë në UMSh është një urë e rëndësishme në bashkëpunimin, jo vetëm mes universiteteve të vendeve tona, por edhe mes Shqipërisë dhe vendeve arabe, në fushën universitare, akademike, atë të trashëgimisë dhe kulturës, nënvizoi Profesor Angjeli gjatë takimit.

Sh. T. Dr. Faisal S. Al Musaileem vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur më tej këto marrëdhënie edhe në nivelin universitar e akademik dhe vlerësoi rolin e Qendrës së Fondacionit Kulturor Albabtain për një Paqe të Drejtë dhe të Drejtorit të saj, Pro-Rektorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Ass. Dr. Arben Cici.

Më pas Sh. T. Dr. Faisal S. Al Musaileem vizitoi ambientet e qendrës ku u informua në detaje për aktivitetin e saj dhe programin e vitit akademik 2022-2023.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim