
Të Reja
Konferenca e parë Shkencore Studentore në Shkencat Juridike, Sociale dhe Humane 10 Maj 2023
Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane i Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë” ka kënaqesinë t’ju njoftojë organizimin e Konferencës së parë Shkencore Studentore në Shkencat Juridike, Sociale dhe Humane. Ky event synon të krijojë një traditë të pjesëmarrjes së studentëve të nivelit Bachelor dhe Master në një proces të thellimit të punës së tyre kërkimore shkencore si dhe të shërbejë si një platformë që do tu mundësojë prezantimin e punës së tyre, shkëmbimin e mendimit kritik dhe angazhimin në një praktikë dialoguese me studentë të të gjitha nënfushave të studimeve juridike, sociale dhe humane.
Konferenca synon të bashkojë në një tryezë debati komunitetin studentor në vend dhe rajon për shkëmbimin e ideve dhe divulgimin e punës së tyre kërkimore shkencore në lidhje me të gjitha aspektet e fushave ndërdisiplinare si studimeve ne fushën e së drejtës, shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve rajonale, studimeve historike, studimeve antropologjike, studimeve psikologjike, studimeve të komunikimit, studimeve të fushës së edukimit etj.
Konferenca do të shërbejë për të gjithë pjesëmarrësit si një platformë për ndërlidhje, shkëmbim idesh dhe ballafaqim të punës së tyre kërkimore e cila është në fazat e para, me një komunitet akademik të specializuar. Konferenca nxit debatin për zhvillimet aktuale, ide, qasje dhe teori të reja, shqetësime dhe sfida në fushën e drejtësisë, studimeve sociale dhe humane.
Materialet e plota duhet të dërgohen në adresën [email protected]
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim