
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023
Ambasadori i Republikës Ceke në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Karel Urban viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë
Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik. Prof. Dr. Anastas Angjeli, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës Ceke në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Karel Urban.
Profesor Angjeli e informoi ambasadorin cek mbi procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit Mesdhetar dhe rritjes së tij, si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe cilësore, duke nënvizuar numrin e konsiderueshëm të marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitetet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Ky bashkëpunim, theksoi Profesor Angjeli, shtrihet në nivelin dypalësh dhe në atë të Erasmus +, nga i cili përfitojnë studentë dhe pedagogë përgjatë vitit akademik dhe gjatë kurseve verore që organizojnë programe të caktuara të shkëmbimit. Presidenti i Univeristetit Mesdhetar shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me universitete të Cekisë, edhe sepse ka nje traditë të hershme nga grupi i konsiderueshëm i studentëve të shkolluar në atë vend në fusha të ndryshme, por sidomos, sepse Cekia është një vend mik dhe mbështetës i Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ambasadori Karel Urban falenderoi për ftesën nga Universiteti Mesdhetar dhe shprehu gjithashtu gatishmërinë për të nxitur lidhjet dhe kontaktet e universiteteve të vendit të tij me Universitetin Mesdhetar dhe shtrirjen e bashkëpunimit në nivel mësimdhënie dhe akademik, si dhe pjesëmarrje dhe organizim të konferenecave dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Në këtë takim, ku morën pjesë edhe drejtues të tjerë të UMSH-së,
Në vijim ai mbajti një leksion të hapur në prani të studentëve dhe pedagogëve mbi marrëdhëniet dypalëshe Ceki Shqipëri dhe Presidenca Ceke e Këshillit Evropian gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022, leksion i cili u ndoq me shumë interes dhe u shoqërua me shumë pyetje nga audienca.
Ambasadori Karel Urban dhuroi disa libra dhe revista me informacion për Cekinë të boruara gjatë vitit të kaluar, vitit të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Cekisë e Sllovakisë.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim