Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Universiteti Mesdhetar i akordon titullin “Honoris Causa” Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus përgëzon UMSH për hapjen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i akordon Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, titullin  Dr Honoris Causa. Senati akademik i UMSH-ka miratuar unanimisht dhënien e këtij titulli me motivacion : Për kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor universal, angazhimin profesional në trajtimin e rreziqeve të shëndetit publik, koordinimin në përgjigje të emergjencave shëndetësore në nivel global në dobi të shëndetit dhe mirëqenies njerëzore, si dhe për mbështetjen dhe ndihmën për mjekësinë, urgjencat e ofruara për Shqipërinë në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19”. Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe drejtues të lartë të UMSH ishin të ftuar në selinë qëndrore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në ceremoninë e dorëzimit të titullit. Në fjalën e tij, Prof. Dr. Anastas Angjeli u shpreh se Pandemia COVID 19 tregoi në mënyrën më dramatike të mundshme se sa e rëndësishme është bashkëpunimi, solidariteti dhe tejkalimi i ndasive politike, ekonomike dhe sociale kur në lojë është shëndeti, gjëja më e cmuar për cdo banor të këtij planeti. “Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus i përket kësaj kategorie drejtuesish me integritet të padiskutueshëm dhe më një sens detyre të lakmueshëm por edhe me një autoritet moral të lartë dhe imponues. Pikërisht duke përdorur këtë autoritet si dhe aftësinë për të qëndruar mbi palët, si një negociator që duhet të ruajë ekuilibrat por edhe të cojë përpara një mision fisnik ai ja doli të bëjë më të mirën në një nga momentet më të vështira që njërëzimi ka kaluar në 100 vitet e fundit, tha Angjeli në fjalën e tij. Ai shtoi se  ndihma që Organizata Botërore e Shëndetësië ka dhënë, sidomos për vendet e vogla sic është Shqipëria, gjatë periudhës së pandemisë, por jo vetëm, kanë qenë thelbësore për reformimin e sistemit shëndetësor si edhe për tejkalimin e situatës emergjente të krijuar nga pandemia.  Pas marrjes së titullit  dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh:se ndjehej i nderuar  në këtë vlerësim  dhe theksioi se Covid 19 e ktheu boten permbys duke shkuar përtej shendetesore, por duke shkatërruar  shoqëri, ekonomi dhe stabilitetin politik. “Por kjo pandemi na la një mesazh shumë të rëndësishëm: Shendeti fillon dhe mbaron te komuniteti".  
Së dyti mund të theksoj se kërcënime globale kërkojnë reagim global, kjo është dhe arsyeja qe OBSH po mbështet vendet duke qenë së ata u bënë bashkë në këtë betejë. 
Mësimi më i rëndësishëm është që barazia  është ccelesi për sigurinë shëndetësore globale.
“Së fundmi duke ju falenderuat dhe njëherë për vlëresimin do  uroj UMSH, për  hapjen e fakultetit të Shkencave Mjekësore . Besoj se kjo do të luajë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e brezit të ri të liderve të shëndetsise që të ndërtojnë një të ardhme të sigurtë.  të shëndetshme të ndershme për qytetaret e Shqipërisë dhe gjithë botës”,tha . Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim