Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Prof. Ass. Dr. Arben Cici, Drejtor i Katedrës Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë ne UMSH moerr pjesë në Seminarin Ndërkombëtar “Lufta në Ukrainë: Konsiderata për Evropën”.

Prof. Ass. Dr. Arben Cici, Drejtor i Katedrës Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë ne Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar “ Lufta në Ukrainë: Konsiderata për Evropën”.

Ky seminar u organizua në Universitetin e Maltës nga Katedra Albabtain për Paqen, Qendra për Studim dhe Praktikë të Zgjidhjes së Konflikteve së bashku me Shkollën Jimmy and Rosalynn Karter për Paqen dhe Zgjidhjen e Konflikteve të Universitetit George Mason në Washington.

Seminari dy ditor u organizua me qëllim evidentimin e problemeve shumë dimensionale që ka shkaktuar lufta, e gjatë prej më shumë se një viti, në Ukrainë dhe të pasojave negative të drejpërdrejta për Ukrainën dhe për mbarë Evropën në të gjitha planet. Pjesëmarrësit, ekspertë dhe studiues të kualifikuar të fushës së sigurisë, të paqes, zgjidhjes së konflikteve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësuan dhe nënvizimin sfidat e vështira me të cilat po përballen politikat e mundshme të paqes, ato të zgjidhjes së mundshme të konfliktit, të paqendërtimit dhe të veprimeve e mundësive të koordinuara në dobi të paqes dhe të sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim