Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Ambasadorja e Palestinës në Shqipëri dhe dita e kulturës arabe në Qendrën Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, organizoi një aktivitet të veçantë rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim të UNESCO-s (21 maj). Kjo është hera e parë e organizimit të ditës së kulturës arabe në UMSH.

Në këtë kuadër, e ftuar e veçantë ishte Ambasadorja e Shtetit të Palestinës H. E. Hana Shawa, e cila mbajti edhe një leksion të hapur mbi historinë e Palestinës, kremtimit për herë të parë të 75-vjetorit të Nakba-s në Selinë e OKB-së në New York dhe rëndësinë e vendosjes së paqes së drejtë në atë vend dhe në të gjithë rajonin e Mesdheut.
Ambasadorja Shawa cilësoi rolin e kulturës dhe të shkëmbimeve kulturore dhe universitare mes kombeve si një instrument të rëndësishëm për vendosjen e urave dhe lidhjeve të shëndosha mes popujve për arritjen e paqes së drejtë dhe afatgjatë.
Ambasadorja Shawa u prit në takim, në qendrën Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë në UMSH, nga Rektori Profesor Adrian Civici, nga Drejtori i Katedrës, Profesor Arben Cici dhe nga anëtare e bordit, Profesore Elona Shahini.

Në hollin e Universitetit, u ekspozuan vëshje dhe punime tradicionale të Palestinës si dhe gatime të shijshme të përgatitura për këtë rast nga Ambasada e Shteti të Palestinës në Shqipëri.

Kjo përvojë e jashtëzakonshme do të kthehet në traditën e qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë në UMSH, për të festuar ditën e kulturës dhe gjuhës arabe në këtë ditë të rëndësishme botërore, për të promovuar dhe mbrojtur diversitetin kulturor, për të nxitur të rinjtë të kuptojnë më tej se kulturat dhe qytetërimet mund të kontribuojnë në paqen e drejtë dhe zhvillimin e qendrueshëm në nivel lokal, rajonal dhe global.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim