Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain
Studentët e Masterit në UMSH japin provim lëndën “Të drejtat e njeriut dhe kultura për paqen e drejtë”
Në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Fondacionit Kulturor Abdulaziz Saud Albabtain dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe planit të aktiviteteve të miratuara për vitin akademik 2022-2023, studentët e Programit Mastër të Lëndës “Të drejtat e njeriut dhe kultura për paqen e drejtë” dhanë provimin e parë, ditën e mërkurë më datën 14 Qershor 2023.
Leksionet e kësaj lënde u ndoqën me shumë interes nga studentët dhe u drejtuan dhe u organizuan me profesionalizëm nga profesore Artemisa Malo, e cila është njëkohësisht edhe zv.ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Kjo lëndë, për herë të parë në Universitetitn Mesdhetar të Shqipërisë, është e detyrueshme për studentët e vitit të parë të nivelit Master, për 12 javë rresht, ka 6 kredite dhe do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim