Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Prof. Assoc.Dr. Arben Cici vlerësohen me çmimin ndërkombëtar për kontributin ndaj paqes

Gjatë një ceremonie madhështore në Romë në Godinën e Parlamentit Europian të Italisë, Piazza Venezia, në sallën David Sassuoli, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Pro Rektori i tij Prof.Asoc.Dr. Arben Cici u vleresuan me çmimin ndërkombëtar për kontributin e tyre të veçantë në edukimin e kulturës së paqes dhe për kontributin në shërbim të paqes në botë.

Presidenti i Organizates ndërkombëtare Books for Peace Prof. Antonio Imeneo i dorëzoi çmimin Prof. Arben Cicit, në praninë e një audience të zgjedhur ndërkombëtare, politike, diplomatike dhe përfaqësues të medias. 

Zëvendes-Presidentja e Parlamentit Europian znj. Pina Pincierno, gazetari famshëm italian Antonio Albanese, Agjencia e OKB-së UNFPA Albania, Akademia Amerikane në Rome, ish Ambasadori i Italisë në Lindjen e Mesme z. Claudio Pacifico dhe personalitete të tjera në fushën e politike, akademike, të gazetarisë investigative, artit, sportit, u vlerësuan me të njëjtin çmim gjatë kësaj ceremonie madhështore, për kontributin e tyre të vyer në dobi të të drejtave të njeriut, të grave dhe fëmijeve, në dobi të paqes në botë.

Ngritja e katedrës “Abdulaziz Saud Albabtain për një Paqe të Drejtë” e ka bërë Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë pjesë të një rrjeti të gjerë të institucioneve shkencore dhe universitare me emër. Ajo synon, ndër të tjerash, ndërtimin e urave të komunikimit dhe nxitjen gjithashtu, jo vetëm të shkëmbimeve universitare dhe akademike dhe përmes tyre, mes shoqërive,  edukimin dhe sendërtimin e “një kulture të paqes”.

Kurrikula për një Paqe të Drejtë është bërë tashmë pjesë e Programit Master në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në lëndën “Të Drejtat e Njeriut dhe Kultura e Paqes” gjatë së cilës profesorë, diplomatë dhe personalitete të shquara shqiptare dhe të vendeve arabe, kanë ligjëruar mbi civilizimin, kulturën dhe gjuhën arabe, mbi rajonin e Mesdheut dhe afërsitë mes kombeve dhe popujve, që jetojnë historinë dhe të ardhmen në brigjet e tij.

Katedra “Abdulaziz Saud Albabtain për një Paqe të Drejtë”, ka në qendër të vëmendjes edukimin, krijimin dhe përhapjen e kulturës së paqes, veçanërisht në kontekstin e ndërveprimit dhe marrëdhënieve në hapësirën arabe e mesdhetare, mes civilizimit dhe kulturës arabe dhe civilizimit dhe kulturës evropiane, përmes, ndër të tjerave, kultivimit të bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjellë të shoqërive, qarqeve universitare e akademike, kulturore, sociale, mediatike, ku ne jetojmë e punojmë.

Ky çmim dhe vlerësim i posaçëm ndërkombëtar dëshmon qartë edhe një herë për aktivitetin dhe vlerat shumëplanëshe bashkëkohorë, akademike, edukative, sociale dhe humane që mbart dhe Univeristeti Mesdhetar i Shqipërisë dhe stafi i tij akademik jo vetëm në nivel kombëtar por edhe global për çështje të rëndësisë së veçantë, sic janë të drejtat e njeriut dhe paqja në botë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim