Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë akomodon studentët në godinën e re

Fakulteti i ri i Shkencave Mjekësore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë ka akomoduar studentët në godinën e re mësimore. Kjo godinë, e pajisur me laboratorët dhe infrastrukturën më moderne do të jetë në shërbim të studentëve të UMSH dhe stafit të përzgjedhur akademik. “Nisma jonë për hapjen e Fakultetit të Shkencave Mjekësorekëtë vit, ishte një hap i mirëmenduar, mirëkonsultuar, por gjithashtu i shoqëruar edhe me një investim serioz në stafin akademik që ne përzgjodhëm, por edhe në infrastrukturë. Kjo godinë e re e dedikuar për studentët e fakultetit të shkencave mjekësore, e pajisur me laboratorë dhe me kushtet më moderrne dëshmon qartë për angazhimin tonë për ta kthyer këtë fakultet në një prej më të kërkuarve në Universitetin tonë”, u shpreh Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli. Gjatë ceremonisë u prezantua edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, një nga figurat më të njohura në shëndetësi, Prof. Dr Mihal Tase, për shumë vite shef i sherbimit të mjekesisë interne në QSUT. “Të punosh në shkencat mjekësore natyrisht që nuk është e thjeshtë, kërkon studim, përpjekje dije, dashuri për këtë profesion dhe dashuri për njerëzit”, tha Tase. Rektori i Universitetit, Adrian Civici theksoi rëndësinë e përgatitjes së profesionisteve të rinj të shendetësisë. “Kjo do të jetë shtëpia juaj e dytë ku ju do formoheni si profesionistë në disa nga disiplinat e shkencave mjekësore që kërkojnë jo vetëm përkushtim por dashuri njerezore, si profesionet më humane”, tha Civici.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim