Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Përurohet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë përkthimi nga arabishtja në shqip i librit të autorit Abdulaziz Saud Albabtain “Përsitje për një Paqe të Drejtë”

Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë përurohet përkthimi nga arabishtja në shqip i librit “Përsitje për një Paqe të Drejtë”, të autorit Abdulaziz Saud Albabtain, me pjesëmarrjen e ambasadorëve të vendeve arabe në Shqipëri, akademikëve dhe studiuesve shqiptarë, përfaqësuesve të institucioneve zyrtare, të shoqërisë civile dhe mediave si dhe studentëve të Universitetit Mesdhetar, dhe jo vetëm.

Zoti Abdulaziz Saud Albabtain është një personalitet i shquar në të gjithë hapërsirën e Lindjes së Mesme dhe Botës Arabe, akademik, mendimtar dhe poet i shquar nga Shteti i Kuvajtit, njëkohësisht dhe një prej personaliteteve të shquara, të cilit UMSH i ka dhënë Titullin “Doctor Honoris Causa”. Bordi Akademik i Katedrës “Abdulaziz Saud Albabtain për Paqe të Drejtë” kryesohet nga Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli, Themelues dhe President i  Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Gjatë promovimit Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli, nënvizoi se autori i librit Abdul Azis Saud-Al Babtein është pjesë e familjes së Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. “Ky libër dhe mesazhet që përcjell kanë vlera universale dhe janë aktuale në ccdo kohë veccanërisht në situatën që bota ndodhet sot,luftrat e ndezura në Ukrainë dhe Gaza ku do dëshironin të gjithë një paqe dhe të drejtë.Një nga parimet është “Paqja e drejtë ështëedukim dhe arsimim”. Prandaj ne si universitet duhet të jemi misionartë paqes., u shpreh Angjeli.

Z/Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, znj. Artemis Malo, duke vlerësuar mesazhet e librit theksoi se në situatën aktuale ka ende shumë për të bërë nga të gjithë aktorët për të rritur kulturën për paqen, pasi kjo fjalë na përball të gjithëve jo vetëm me realitetin por edhe me ndërgjegjen tonë kolektive. “Paqja nuk duhet të jetë fjalë, por veprim”, u shpreh Zv Ministrja.

Rektori i UMSH, Prof. Dr. Adrian Civici duke vlerësuar botim e këtij libri në shqip nënvizoi se mesazhi i tij është gjithmonë aktual dhe duhet të lexohet me vëmëndje e të shpërndahet në rrethet akademike dhe sociale ne Shqipëri dhe më tej.

Drejtor i Katedrës “Abdulaziz Saud Albabtain për Paqe të Drejtë”, Prof. Asoc. Dr. Arben Cici theksoi se me botimin e këtij libri Katedra që ai drejton dhe Universiteti Mesdhetar janë bërë mbartës dhe përcues të misionit për një paqe të drejtë nëpërmjet integrimit të saj në politikat akademike dhe edukative si dhe aktivitetet që kapërcejnë Universitetin dhe Shqipërinë.

Kjo katedër mbetet edhe një hallkë e rëndësishme në promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe shtetit të Kuvatit, veçanërisht në fushën akademike dhe univeristare, nënvizoi Drejtor i Katedrës “Abdulaziz Saud Albabtain për Paqe të Drejtë”, Prof. Asoc. Dr. Arben Cici.

Ky është vetëm libri i parë i botimeve të UMSH-PRESS dhe ne do të vazhdojmë të përkthejmë në shqip e do të botojmë vepra të tjera të vyera të zotit Abdulaziz Saud Albabtain, përfundoi fjalën e tij Arben Cici.

Shefat e misioneve diplomatike arabe (Kuvajti, Arabia Saudite, Egjipti, Algjeria, Libia, Katari) pjesëmarrës në këtë aktivitet e cilësuan një ngjarje shumë të rëndësishme, duke treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në të ardhmen me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, për forcimin edhe më tej të lidhjeve vlazërore mes Shqipërisë dhe vendeve që ata përfaqësojnë.

Një foto e përbashkët përmbylli aktivitetin.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim