Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë mbyll tetorin rozë me aktivitetin sensibilizues për kancerin e gjirit

Tetori rozë, muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit te gratë dhe vajzat u mbyll me një aktivitet plot me mesazhe e histori personale organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane dhe ai i Shkencave Mjekësore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Të pranishme në këtë aktivitet ishin një panel i nderuar zonjash : Dy Zv Rektoret e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Greta Angjeli dhe Nevila Rama, Denada Seferi, Zv-ministre e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, Klotilda Ferati, deputete kryetare e komisionit të ligjeve në Parlament , Anisa Ruseti drejtore e Parkut të rekreacionit të Bashkisë së Tiranës Dhurata Cupi deputete e Kuvendit të Republikës të Shqipërisë, komisioni i Shëndetësisë , Anila Mece Drejtore Ekzekutive e Save the Children si dhe Koordinatori i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Gent Stroni. Ky aktivitet u moderua nga Nora Malaj, politikane, ish zv Ministre e Arsimit dhe aktualisht pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Të pranishmit bënë thirrje për më shumë sensibilizim në lidhje me parandalimin e kancerit të gjirit, por nga ana tjetër u ndalën edhe në nevojën e trajtimit të duhur shëndetësor dhe psikologjik që duhet të mari një grua e prekur nga kjo sëmundje. Beteja me kancerin e gjirit mund të fitohet dhe për ketë kërkohet jo vetëm forcë e madhe personale, por edhe një mbështetje po kaq e madhe nga familja, strukturat shëndetësore dhe gjithë shoqëria. Qëllimi i aktiviteti është që Universiteti të shërbejë si një qender edukimi dhe sensibilizimi për të gjithë shoqërinë. Aktiviteti u mbyll me një vizitë në laboratorët e godinës së re të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ku do të bëjnë praktikat mësimore studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim