Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbledh ish studentët, zhvillohet takimi vjetor ALUMNI

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbledh ish studentët, zhvillohet takimi vjetor ALUMNI U zhvillua në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, takimi vjetor ALUMNI, ku dhjetra ish studentë të punësuar në sektorin publik dhe privat, diksutuan mbi temën “Quo- vadis Arsimi i lartë: Drejt digitalizimit dhe tregut të ri të punës”. Gjithashtu mes emocionesh, rrëfimesh personale dhe mesazheve për të rinjtë, ish studentët , ndanë eksperiencat aktuale te punës si dhe falenderimet për edukimin e marrë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici në fjalën e tij të mirëseardhjes u ndal tek ekonomia e edukimit si koncept dhe si praktikë, orientimet e tregut të punës, transformimin që po përjeton ai për shkak të dixhitalizimit, por edhe ndryshimet e domosdoshme ne format e mësimdhënies në Universitetet. Zv / Rektorja, Nevila Rama prezantoi ofertën e re akademike të Univerësitetit Mesdhetar të Shqipërisë, duke vënë theksin në Fakultetin e Ri të Shkencave Mjekësore, plotësimin e 4 cikleve të studimit dhe gamën e programeve të studimit të cilët për këtë vit kanë arritur në 50 të tillë duke e bërë kështu Universitetin Mesdhetar të preferuarin e studentëve në të gjitha fushat. Studentët ALUMNI në panel, Jurgen Mecaj - CEO JTECH Solution, Brunilda Coti - Aktualisht nje nga 67 fituesit per magjistrat, profili gjyqtar i vitit 2023-2024; Eriola Hoxha, eksperte e ekonomisë dhe financave që ofron ekspertizë ligjore dhe financiare, prezente ne mediat e vendit, Habi Hoxha - Moderatore MCN TV , Nikolaos Spiro – CEO i Akademisë së kërcimit modern, rrëfyen eksperiencat e tyre në biznes dhe administratë, duke qenë një shembull i shkëlqyer i karrierave të ndërtuara fale studimeve në UMSH. Franc Zylyftari, ekspert i sigurisë kibernetike, treguan për eksperiencat e tyre në këto sektorë. Në mbyllje të takimit Pro-rektorja e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Nevila Xhindi prezantoi disa nga rekomandimet dhe punën që pritet të bëhet në të ardhmen me ALUMNIN e UMSH.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim