Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare vizitoi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Pas takimit me Presidentin e Universitetit Mesdhetar, Akademik. Prof. Dr, Anastas Angjeli, shkrimtari i mirënjohur zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me stafin akademik dhe studentët e UMSH, në lidhje me veprën e tij, pikpamjet, kontributin e jashtëzakonshëm si autor dhe person me ndikim të lartë jo vetëm në Letërsi por edhe në lidhje me imazhin e Shqipërisë kudo në botë. Veprat e shkrimtarit janë përkthyer në dhjetra gjuhë të botës dhe titujt e vlerësimet për të kanë qenë ndër më të lartat. “Ne jemi të nderuar që kemi sot mes nesh një personalitet dhe autor të jashtëzakonshëm si Ismail Kadare për të cilin nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ajo që mund të them me bindje të plotë është se që nga koha e krijimit të Univrsitetit Mesdhetar të Shqipërisë, 15 vjet më parë, nuk ka ngjarje më të rëndësishme që do të mbahet mend edhe nga brezat e rinj të studentëve që do të vijnë se vizita juaj këtu”, u shpreh Presidenti i UMSH-së në fjalën e tij. Vetë Kadare iu përgjigj një sërë pyetjesh nga pjesëmarrësit duke vlerësuar mjedisin universitar që e bëri të pranojë ftesën në një kohë kur daljet e tij publike kohët e fundit janë të rralla. “Ju falenderoj për ftesën tuaj bujare. Ndjehem shumë i gëzuar këtu. Është një mejdis i bukur. Ka dritë, ka dashuri në sy. Unë mar shumë ftesa, por nuk mundem të shkoj të them të drejtën te të gjitha, ka pengesa të papritura, por sot ndjehem mirë, që pranova ftesën tuaj”, u shpreh Kadare në nisje të takimit. Ai theksoi se çdo shkrimtar ka rrugëtimin e tij. “Jeta jonë është e tillë në këtë ecje të dehur nga gëzimi i njohjes, i dashurisë. Un do doja të ndjeheni të lirë të bëni pyetje, pasi të gjitha pyetjet janë të gëzueshme, të këndshme për mua t’ju dëgjoj. Në çdo takim të tillë, diçka rritet në ndërgjegjien tënde. Diçka të ndryshon, diçka transformohet, ndaj do ju kërkoja që çfarë keni në mendje ta thoni”, tha Kadare. Bashkëshortja dhe njëkohësisht shkrimtarja e njohur Helena Kadare e pranishme në takim, iu përgjigj ngrohtësisht një sërë pyetjesh nga auditori.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim