Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Universiteti Mesdhetar do shkëmbejë studentë me Universitetin e Durrësit

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit nënshrkuan sot  marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.  

Sipas kësaj marrëveshjeje, dy universitetet do të  inkurajojnë  kontaktet  e drejtpërdrejta dhe  bashkëpunimin  ndërmjet  anëtarëve  të personelit  akademik  të fakulteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve. Aplikimet për shkëmbimin e studentëve, nga sa përcakton marrëveshja  do të zhvillohen nga dy universitetet  mbi baza reciprociteti  brenda të njëjtit vit akademik.  

“Studentët e shkëmbyer do të pranohen për një periudhë  që zgjat një ose dy semestra  dhe për një periudhë maksimale prej një viti akademik”, përcakton marrëveshja.  

Sipas saj, studentët  e shkëmbyer  mund të ndjekin  lëndë për të marrë kredite dhe institucioni  pritës duhet  të  lëshojë  një  vërtetim, në  të  cilin të shënohen  notat  e  marra  për  studentët e shkëmbyer në përputhje me të njëjtat rregulla dhe rregullore që zbatohen për studentët  e regjistruar normalisht. Institucioni pritës nuk  do të aplikojë pagesën e shkollimit për studentët e shkëmbyer.

Studentët  e shkëmbyer  duhet  të  rekomandohen   nga  institucioni dërgues  dhe  duhet  të ndjekin rregullat dhe procedurat e përcaktuara  nga institucioni pritës. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli dhe Rektorët e Universitetit të Durrësit znj. Kseanela Sotirofski dhe UMSH. z.  Nexhmi Dumani, e cilësuan këtë marrëveshje mjaft të rëndësishme, në kuadër të  ofrimit të një cilësie edhe më të mirë në arsimin e lartë publik dhe privat, duke i krijuar studentëve dhe stafit akademik më shumë hapësira.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim