Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain
Ambasadori i Republikës së Kosovës për 16 vite pavarësi e paqe dhe për Akademikun Fehmi Agani
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri Sh.T.Z. Skënder Durmishi ishte i ftuar të fliste për 16 vite pavarësi të Kosvës dhe Akademikun Fehmi Agani dhe kontributi i tij shumë të rëndësishëm për një shoqëri ku respektohen të drejtat e njeriut dhe ku paqja e bashkëjetësa janë modele për t’u ndjekur.
Katedra Abdulaziz Saud Albabtain për Paqe të Drejtë në UMSh falenderon Ambasadorin e Republikës së Kosovës Sh.T.Z. Skënder Dyrmishi për bisedën e hapur dhe këndvështrimin e tij për një paqe të drejtë dhe të qendrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për sfidat me të cilat paqja dhe kultura për paqen përballet sot.
Katedra Albabtain për Paqe të Drejtë në UMSh vlerëson personalitetet e rëndësishme që kontribuan për paqen, si Fehmi Agani. Katedra merr pjesë dhe inkurajon, në mënyrë aktive, debatin e hapur mes akademikëve dhe studentëve, për Paqen e Drejtë në Kosovë, ndikimin e saj shumë të rëndësishëm në stabilitetin afatgjatë në rajonin e Ballkanit dhe në Evropë dhe uron të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen: GËZUAR DITËN E PAVARËSISË TË KOSOVËS!
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim