Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë merr pjesë në Forumin e Tretë Botëror “Paqe e drejtë për zhvillimin” në Kajro

UMSh merr pjesë në Forumin e Tretë Botëror “Paqe e drejtë për zhvillimin” organizuar nga Fondacioni Kulturor Abdulaziz Saud Albabatain dhe nën kujdesin e Presidentit te Republikës Arabe të Egjiptit, Sh. T. Z. Abdelfattah El-Sisi.  

Presidenti i UMSh Akademik Prof.Dr. Anastas Angjeli kryesoi grupin e pedagogëve të UMSh pjesmarrës në Forumin e Tretë Botëror “Paqe e drejtë për zhvillimin” të cilët kontribuan në seancat shkencore me punimet e tyre mbi paqen e drejtë dhe zhvillimit të qendrueshëm në kohët e sotme dhe sfidat me të cilat përballen në vende të ndryshme e tendencat e vrullshme të shekullit XXI.

Profesor Angjeli dhe kontributorët e tjerë, Profesorët Nevila Rama, Arben Cici dhe Gilda Hoxha ofruan analizat shkencore ndaj paqes së drejtë dhe zhvillimit të qendrueshëm, përvojën e Shqipërisë dhe vendeve të tjera, duke i sjellë një vlerë të shtuar këtij forumi të rëndësishëm shkencor botëror.

Në kujtim të themeluesit të fondacionit z. Abdulaziz Saud Albabatain dhe aktivitetit të tij të vyer e të palodhur për kulturën e paqes u mbajtën fjalë dhe mesazhe nga të gjithë pjesëmarrësit e Forumit të Tretë Botëror “Paqe e drejtë për zhvillimin”.

Punimet dhe analizat shkencorë të Forumit të Tretë Botëror “Paqe e drejtë për zhvillimin” do të publikohen nga Fondacioni Kulturor Abdulaziz Saud Albabtain.

https://telegraf.al/speciale/universiteti-mesdhetar-i-shqiperise-merr-pjese-ne-forumin-e-trete-boteror-paqe-e-drejte-per-zhvillimin-ne-kajro/

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim