Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024
“Ora e Kosovës”, prezantohet në Tiranë. Universiteti Mesdhetar mikëpritës i këtij eventi Universiteti
Mesdhetar i Shqipërisë organizoi prezantimin e librit “Ora e Kosovës”, pavarësia dhe shtetndërtimi, të Sh.T.ZFatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës për vitet 2006-2010. Në këtë takim ishin të pranishëm, Presidenti Alfred Moisu, Presidenti Bamir Topi, përfaqësues nga ministria e Jashtme e Shqipërisë, ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, pjestarë të trupës akademikë tëUMSH dhe të ftuar të tjerë. “Kujtoj me emocion, ditën e pavarësisë së Kosovës, atë ditë që e konsideroj me fat që kam qenë në Prishtinë edhe pse në bazë të rrezolutes 1244 nuk ishte e lejueshms për përfaqësues dhe ish-përfaqësues qeveritar të ndodheshin atje, por për shkak të mësimdhënies që unë në atë kohë bëja në Prishtinë e pata këtë shans, sic pata shansin që një ditë para 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës të isha në promomovimin e librit “Ora e Kosovës’ në Prishtinë, të këtij libri jo të zakonshëm në shumë aspekte, dhe së pari të një autori jo të zakonshëm, presidentit Fatmir Sejdiu, që më duhet ta falenderoj që pranoi ftesën tonë të jetë sot këtu në Tiranë, për këtë promovim”, u shpreh Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof.Dr, Anastas Angjeli. Duke folur më tej për librin ai u shpreh se, libri është produkt i një përkushtimi të lartë profesional, shkencor dhe etik, duke i vlerësuar ngjarjet e mëdha dhe me peshë dhe personalitete politike dhe intelektuale të përfshira neto, ti paraqesë pa ngarkesa subjektive (simpatie apo antipatie) apo qëndrime politike. Presidenti Sejdiu në fjalën e tij përshëndetëse shprehu mirënjohjen për organizimin dhe mikpritjen, duke theksuar rëndësinë e takimeve të tilla ndërlidhëse dhe me një frymë të lartë miqësie në mes të palëve. Në prezantim përshendeten Presidentët, Moisiu dhe Topi, rektorii UMSH, Prof. Dr. Adrian Civici, Dekani i Fakultetit tëDrejtësisë dhe Shkencave Humane, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Prof. Dr. Paskal Milo, redaktori i librit, z. Ibrahim Berisha.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim