Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Libri “Tryezat e Ambasadorit” prezantohet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Prezantohet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë,  libri: "Tryezat e Ambasadorit", me autor ish ambasadorin italian në Shqipëri,  Paolo Foresti. Në një takim me pedagogë e studentë u ndanë detaje të librit nga vitet më të brishta të demokracisë shqiptare. Kujtimet e diplomatit italian,  i cili ka qenë ambasdador në Shqipëri deri në vitin e mbrapshtë 1997, janë kujtime që ngjallin kuriozitet dhe interes për të gjithë brezat. I shoqruar në këtë takim nga bashkëshortja,  vetë ambasadori u shpreh  se ato vite, ishin një histori për tu shkruar.  “‘Veçanërisht 97-ta ishte një histori për tu shkruar. Mund të them se gjeta shumë bashkëpunim nga liderat politikë të asaj kohe.  Kujtoj se së bashku punuam edhe fundjavave edhe në mbrëmje për ta arritur zgjidhjen që i krijuan mundësinë Shqipërisë që të ecte përpara pas konfliktit të armatosur ‘’, tha Foresti.

I njohur për rolin e ndërmjetësit mes partive dhe figurave politike të kohës, në libër ambasadori  rrëfen  takimet dhe bisedeimet e zhvilluara me ta.

Libri autobiografik “Tryezat e Amasadorit”  shoqërohet me fotografi vendesh e personazhesh, risi është edhe përshkrimi i menusë që shoqëronte këto tryeza.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim