Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Dita e kulturës, gjuhës e traditës arabe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Festimi i Datës 21 Maj tashmë e kthyer në një traditë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë në UMSh së bashku me Ambasadat e vendeve arabe në Tiranë organizoi për të dytin vit radhazi ditën e kulturës, gjuhës e traditës arabe në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim të UNESCO-s.

Aktivitet u hap nga Drejtori i Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë në Universitetin Mesdhetar i Shqipërisë Profesor Arben Cici, i cili nënvizoi rolin dhe përkushtimin e Z. Abdulaziz Saud Albabtain, në procesin e paqtimit social përmes diversitetit kulturor dhe kërkesës për paqes të drejtë, siguri dhe zhvillimi, si rrugë krëesore për të përmbushur realizimin e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Paqe të Drejtë e të Qëndrueshme.

Përmes mesazhit të rëndësishëm të Kryetarit të Bordit të Fondacionit Abdulaziz Saud Albabtain për Paqe të Drejtë dhe Presidentit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Anastas Angjelit, u evidentua roli i rëndësishëm i diversiteti kulturor si një pasuri e çmuar dhe vlerë unike për çdo shoqëri, vecanërisht në kohët e sotme. Duke vlerësuar aktivitetin e deritanishëm e Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë në UMSh dhe misionit të saj në vijim të kontributit të z. Abdulaziz Saud Albabtain Akademik Anastas Angjeli theksoi se nëpërmjet respektimit të diversitetit kulturor, përmes dialogut dhe bashkëpunimit mund të kontribuojmë për paqen dhe zhvillimin e shoqërisë dhe jetesës.

Nv fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë  Akademik Adrian Civici theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në kuadër të një sërë aktivitetesh gjithëpërfshirëse ndërkulturore të Universitetit Mesdhetar vecanërisht në ditën e vecantë të diversitetit kulturor dhe të dialogut, si një mjet i rendësishëm për të parandaluar numrin e madh të konflikteve të ditëve të sotme.

Në fjalën e tij z.Mohamed Heider, Ambasador i Republikës Arabe të Egjiptit falenderoi Universitetin Mesdhetar dhe Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Paqen e Drejtë për traditën e krijuar dhe pjesmarrjen e shumë të rinjve në të. Shqipëria është vendi që përfaqëson më së miri domethënien e kësaj dite, nënvizoi ai.

Fjala e Zëvendësministres për Evropën dhe punët e Jashtme, znj. Artemis Malo e cila është në të njëjtën kohë edhe lektore në UMSH shprehu mbështetjen dhe promovimin nga ana e intitucionit që ajo përfaqëson për aktivitetet ndërkulturore si dhe qendrimin e rëndësishëm të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare ku diskutohet për paqen dhe rëndësinë e saj në ditët e sotme.

Ish-ministri i jashtëm dhe shkrimtari Besnik Muastafaj nëpërmjet përvojës së tij politike nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe diversitetit si dhe rolin që Shqipëria ka dhe duhet të luajë në pellgun e Mesdheut nëpërmjet angazhimit të saj edhe më dinamik, duke treguar të vecantën e saj të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.

Profesori dhe shkrimtari, z. Ylljet Alicka, nëpërmjet përshtypjeve të tij nga përvoja e përkthimit të parë të veprës së tij në arabisht dhe pjesëmarrjes në Panairin e librit në Kajro, theksoi se nëpërmjet kulturës dhe promovimit të diversitetit kulturor shoqëritë dhe popujt afrohen dhe kontribuojnë në zhvillimin social dhe ekonomik të tyre.

Në mbyllje të konferëncës të gjithë të ftuarit vizituan në hollin e UMSh, panairin e kulinarisë, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore Arabe të përgatitur nga Ambasadat e Vendeve Arabe në Shqipëri.

Kjo përvojë e jashtëzakonshme, e kthyer tashmë në traditë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë diversitetin kulturor, këtë pasuri të vyer ssociale në dobi të nxitjes së të rinjve drejt kuptimit të drejtë dhe pranimit të kulturave dhe trashëgimnive të tjera, si e vetmja rruge dhe kontribut për paqen e drejtë dhe zhvillimin e qendrueshëm në nivel lokal, rajonal dhe global.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim