Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024
Zhvillohet seanca hapëse (Kick off Meeting) e projektit ‘A cross regional predictive models for youth policy shaping - Youth Observers’
Gjatë datave 29-30 Maj u zhvillua seanca hapëse (Kick off Meeting) e projektit ‘A cross regional predictive models for youth policy shaping - Youth Observers’. Ky projekt financohet nga Agjencia Europiane e Arsimit dhe Kulturës EACEA. Qendra Mesdheu është koordinatore e projektit ku partnerë të tjerë janë organizatat EURELATIONS GEIE, ITALI, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkomëtare CCIS, Shqipëri, CCM Maqedoni e Veriut, Instituti për Politika Zhvillimore, Kosovë, Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SCIDEV, Shqipëri.
Në ditën e parë, pas prezantimit të përgjithshëm të projektit dhe të partnerëve, përfaqësues të organizatave rinore në Shqipëri dhe rajon, të rinj aktivistë, përfaqësues të organizatave të komuniteteve të margjinalizuara, përfaqësues të politikbërjes në lidhje me rininë në nivel lokal, diskutuan dhe sollën këndvështrimet e tyre në lidhje me sfidat më të cilat komuniteti rinor përballet në kontekstin politik, ekonomik dhe social të rajonit, gjithashtu u theksua rëndësia që projekte të tilla kanë në lidhje me angazhimin e politik të të rinjve dhe me krijimin e hapësirave sociale brenda të cilave zëri i rinisë do të dëgjohet. Gjatë ditës së dytë organizatat partnere diskutuan cështjet teknike që lidhen me implementimin e projektit.
Nëpërmjet këtij projekti synohet të nxitet dialogu në lidhje me politikbërjen, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira duke propozuar një model të ri për angazhimin e të rinjve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Itali. Duke krijuar grupe mbikëqyrëse (Y-O), projekti do të fuqizojë të rinjtë që të kontribuojnë në analizën e politikave, lidershipin dhe angazhimin politik. Objektivat strategjike të projektit janë krijimi i grupeve të mbikqyrjes (Y-O) në katër vende, duke rritur aftësitë e tyre në analizën e politikave si dhe promovimi i bashkëpunimit dhe dialogut ndër-rajonal.
Duke targetuar të rinjtë e moshës 18-29 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia, projekti do të përzgjedhë 75 pjesëmarrës (15 për çdo vend) përmes një thirrjeje të hapur, duke siguruar përfaqësim nga komunitetet e margjinalizuara dhe grupe të ndryshme duke përfshirë akademinë, shoqërinë civile, median, biznesin, forumet politike rinore, punëtorët e rinj dhe ata me më pak mundësi.




FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
