Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, partner në projektin “Digitcreshe”

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është partner i projektit Digitcreshe, një bashkëpunim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së programeve të arsimit të lartë në Industritë Kreative në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Objektivat e këtij projekti janë :

·  Të përmirësojë  cilësinë e ofertës së institucioneve të arsimit të lartë (IAL) në vendet e Ballkanit

·  Të bëjë të mundur  përdorimin e metodologjive dhe mjeteve të reja të dixhitalizuara në fushën e industrive kreative

·  Të rritet përqindja e studentëve që shprehin kënaqësi më të madhe nga aftësitë e fituara në kurrikulat e reja dhe norma më të larta punësimi

·  Të zhvillojë , përshtasë ose ripërcaktojë kurrikulat, kurset, materialet mësimore dhe mjetet në IAL në industritë kreative

·   Gjatë gjithë projektit do të ketë së paku 30 aktivitete dhe iniciativa të përbashkëta për bashkëpunim ndërmjet partnerëve nga vendet e Ballkanit dhe bashkëpunim me IAL të vendeve anëtare të BE-së.

·   Projekti do të përfshijë gjithashtu një gamë të gjerë palësh të interesuara (përfaqësues nga IAL-të, ekonomistë, tregu i punës) në një proces të pjesëmarrjes, nga poshtë-lart, analizës dhe planifikimit të kurrikulave të reja, kurseve, materialeve mësimore dhe mjeteve për të harmonizuar kompetencat dhe aftësitë e të diplomuarve me tregun e punës.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim