Home > Të reja > Njoftime

Konkurs për vende pune pranë Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, hap konkurs për plotësimin e vendeve të punës me staf të brendshëm dhe të jashtëm akademik:

Fakulteti i Shkencave Ekonomike:

  • Pedagog në fushën e Ekonomiksit

Kushtet bazë që duhet të plotësojnë kandidatët:

1. Të kenë mbaruar studimet në fushat e përmendura në niveli Dr.
2. Eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
3. Eksperiencë në mësimdhënie në nivelin universitar
4. Të tjera eksperienca të vlefshme si botime, konferenca etj që lidhen me fushën

Fakulteti i Informatikës:

  • Pedagog në fushën e Matematikës
  • Pedagog në fushën e Inxhinierisë informatike/ Informatikë (Me njohuri në GIS , UML)

Kushtet bazë që duhet të plotësojnë kandidatët:

1. Të kenë mbaruar studimet në fushat e përmendura në niveli Dr. ose Dr. në proçes
2. Eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
3. Eksperiencë në mësimdhënie në nivelin universitar
4. Të tjera eksperienca të vlefshme si botime, konferenca etj që lidhen me fushën

Aplikimet të dërgohen me email në adresën : [email protected] , ose dorazi në recepsionin e Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë.

Aplikimi duhet të përfshijë:

Letër Interesi ku të shprehet qartë edhe specializimi i nënfushës ku aplikanti dëshiron të konkurojë, brenda fushave të përmendura më sipër.
CV & ID
Fotokopje të Dokumenteve të Shkollimit dhe Kualifikimeve.
Letër Referencë
Çdo dokument tjetër që lidhet me aktivitetin profesional ose shkencor

Afati i fundit i aplikimeve 15.09.2024

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim