Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Nis viti i ri akademik, Zv Ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit leksion të hapur për studentët e ekonomikut

Studentët e rinj të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë nisën ditën e parë të këtij viti akademik. Në të 4 fakultetet e UMSH, mirëpritja për ta ishte organizuar me leksionet e hapura nga drejtuesit, duke informuar studentët për kurrikulat mësimore, mundësitë, programet Erasmus plus nga të cilat ata përfitojnë dhe të gjitha intershipet e praktikat profesionale që ofron për ta Universiteti Mesdhetar Shqipërisë.

E ftuar speciale për Fakultetin e Shkencave Ekonomike, ishte Zv. Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani. Zv. Ministrja, inkurajoi studentët të ndjekin pasionet e tyre, të mos ndalin edukimin, por mbi të gjitha të fokusohen në edukimin praktik, pasi tregu i punës sot kërkon studentë të aftë dhe konkurues.

Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli më herët në fjalën e tij të mirëseardhjes për studentët, vuri theksin te prioriteti që Universiteti Mesdhetar ka prej vitesh, për të edukuar një brez të ri profesionitësh të cilët, pas diplomimit, t’i kenë dyert e hapura për zhvillimin e karrierës së tyre.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim