Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024
Presidenti i Universitetit Mesdhetar prezanton librin e ri për studentët







Në kuadër të javës së orientimit të studentëve të rinj të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Presidenti i këtij Universiteti Anastas Angjeli, zgjodhi gjithashtu të prezantojë për herë të parë për ta, librin e tij më të ri “Institucionet e Bretton Woods dhe Shqipëria. Në këtë libër që pritet të promovohet në vijim, flitet në mënyrë të detajuar mbi 33 vitet e Shqipërisë si anëtare e institucioneve të Bretton Woodsit. Presidenti i Universitetit Mesdhetar, u foli gjithashtu studentëve për historikun e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ky Universitet i themeluar 15 vjet më parë ka aktualisht 50 programe studimi në 4 fakultetet e tij në të gjitha ciklet.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
