Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë diplomon brezin e 13-të të studentëve











Me mbi 14 mijë të diplomuar të punësuar në sektorin publik e privat Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ,diplomoi brezin e 13-të të studentëve. Ky Universitet është tashmë, një nga universitetet më elitare në vend me mbi 14 mijë të diplomuar që nga themelimi i tij, të punësuar në administratën publike dhe sektorin privat, brenda dhe jashtë vendit. Mes emocioneve , themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli nxiti të rinjtë të punojnë fort duke kontribuar në të ardhmen europiane të vendit. “Në vitin 2030 Shqipëria pritet të jetë pjesë e BE-së, me të drejta të plota dhe ju duhet te jeni pjese e ketij procesi,sepse me ju, me kontributin tuaj ky qëllim do të bëhet realitet. Ju duhet të vazhdoni të studjoni, në programet master e doktoraturë dhe në ngritjen e metejshme profesionale, për arsye se jetojmë në një botë që ndryshon me shpejtësi dhe ju duhet të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, ta përqafoni atë. Të dashur maturantë, bëhuni pjesë e familjes së Universitetit Mesdhetar”, u shpreh Presidenti i UMSH. E ftuar në ceremoni, Ministrja e Shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit Delina Ibrahimaj, inkurajoi të rinjtë për ndërmarrjen e iniciativave dhe vlerësoi stafin akademik të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. “Ju përfaqësoni të ardhmen e sipërmarrjes dhe inovacionit në vendin tonë. Shqipëria ka nevojë për energjinë, kreativitetin dhe aftësitë tuaja të përparuara për t’u zhvilluar. Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për pedagogët dhe stafin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, për përkushtimin dhe punën e tyre të shkëlqyër në edukimin tuaj”, tha Ministrja. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Ardian Civici dhe koordinatori i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në këtë Universitet, Gent Stroni, gjithashtu nxitën studentët të mos ndalin me të mësuarin gjatë gjithë jetës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka 4 fakultete dhe 50 programe studimi.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
