Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Drejtori i Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe në UMSH, Prof. Assoc. Dr. Arben Cici takohet me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, zv/shefin e misionit, Mr. Adnan Alghunaim

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, zv/Shefi i Misionit, Mr. Adnan Alghunaim priti në takim Pro-Rektorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, dhe Drejtorin e Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, Prof. Ass. Dr. Arben Cici.

Profesor Cici prezantoi aktivitete e qendrës për vitin akademik 2024-25 dhe qëllimin e saj për përhapjen e kulturës, gjuhës e historisë arabe dhe promovimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e programeve, studentëve dhe akademikëve në fushat me interes të ndërsjelltë mes Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Universiteteve të Shtetit të Kuvajtit.

Bashkëpunimi i ngushtë me Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit dhe ambasadave të tjera arabe në Shqipëri është pjesë e rëndësishme e aktivitetit të Qendrës, nënvizoi Profesor Cici duke shtuar se Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe në UMSh mbetet një urë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi, jo vetëm mes universiteteve të vendeve tona, por edhe mes Shqipërisë dhe të gjitha vendeve arabe, në fushën universitare, akademike, atë të trashëgimisë dhe kulturës.

Z. Adnan Alghunaim vlerësoi Qendrën Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe dhe mbështeti aktivitetet e pritshme të saj për vitin akademic 2024-25 si një mundësi e jashtëzakonshme për të ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në mënyrë që aktivitetet që do të zhvillohen të ndihmojnë promovimin e kulturës, historisë e gjuhës arabe në Shqipëri dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe edhe në nivelin universitar e akademik.

Takimi, i cili u zhvillua në Ambasadën e Shteti të Kuvajtit në Tiranë, ishte shumë bashkëpunues dhe  miqësor.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim