Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve të UNIMED

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve të UNIMED, e cila mbahet në Universitetin Aydin në Stamboll, Turqi. Si një anëtar dhe kontribues në këtë rrjet partneriteti prestigjioz, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, kryesohej nga Presidenti i UMSh, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli. Pjesëtarë të delegacionit ishin Zëvendës Rektore Prof. Asoc. Nevila Rama dhe Prorektori për Marrëdhëniet me Jashtë, Prof. Asoc. Arben Cici.
Bashkimi i Universiteteve të Mesdheut (UNIMED) është një rrjet akademik që përfshin grupimin më të madh të universitete nga vendet e Mesdheut. Ai promovon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e arsimit dhe kërkimit shkencor, duke lehtësuar dhe forcuar raportet mes institucioneve akademike të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Mesdhetar. UNIMED synon të nxisë mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe të lehtësojë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira mes universiteteve pjesëmarrëse.

Ky takim ofron një platformë të shkëlqyer për të diskutuar projektet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar akademik të institucioneve të arsimit të lartë dhe për të rritur e zgjeruar partneritin në përballimin e sfidave të përbashkëta aktuale të zhvillimit.

Në kuadër të bashkëpunimit në rrjetin UNIMED, edhe studentët kanë mundësinë të angazhohen në projekte ndërdisiplinore që promovojnë shkëmbimin kulturor dhe akademik mes vendeve mesdhetare. Këto projekte përfshijnë kërkimin në fusha si zhvillimi i qëndrueshëm, teknologjia, shëndetësia dhe trashëgimia kulturore, duke u mundësuar studentëve të ndajnë njohuri me kolegë nga universitete të ndryshme të rajonit, si dhe u ofron atyre një përvojë të çmuar ndërkulturore duke rritur perspektivat e tyre për karrierë në një treg global gjithnjë e më të integruar.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim