Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024
Zona e parë e Lirë Ekonomike në Tiranë, Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me TEDA



Zona e parë e Lirë Ekonomike, Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me TEDA, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri. Në kuadër të zhvillimit strategjik të Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik Tiranë, bashkëpunimi do të shtrihet në disa fusha. Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici dhe Administratori i TEDA-s, Dritan Delija. Marrëveshja u përshëndet edhe nga Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof. Dr , Anastas Angjeli. Sipas tij, bashkëpuni do të krijojë një vizion afatgjatë për zhvillimin e TEDA-s, ndërsa përfitues do të jenë edhe studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Integrimit Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, i cili gjithashtu theksoi se qëllimi i kësaj iniciative është kthimi i TEDA në një model të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe rajonal. Sipas Marrëveshjes UMSH do të ofrojë: Mundësi për kualifikime afatgjata të ciklit Bsc, Master Profesional dhe Master Shkencor për stafin e TEDA Tiranë, dhe institucioneve të varësisë, me kushte favorizuese. Gjithashtu do të ofrohen dhe trajnime dhe kualifikime për nevoja te bizneseve të Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik Tiranë, si dhe shërbime të tjera, në organizm drejtim ristrukturim të bizneseve të veçanta, përfshirë edhe kualifikimet dhe aftësimin e tyre gjatë gjithë jetës. Ndërkohë , TEDA Tiranë, në përputhje me domosdoshmëritë dhe mundësitë që disponon, do të pranojë studentë në praktika profesionale dhe internshipe duke iu dhënë mundësinë studentëve të UMSH-se të shfaqin/përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale. Dy institucionet do bashkëpunojnë edhe në fushën e projekteve.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
