Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024
Akademiku i njohur Anastas Angjeli promovon librin “Institucionet e Bretton Woods dhe Shqipëria”




U promovua në një ceremoni të veçantë në Bankën e Shqipërisë, libri radhës Akademikut te njohur, Prof. Dr Anastas Angjeli, “Institucionet e Bretton Woods dhe Shqipëria”. Ky libër ofron një kolanë historike të ngjarjeve, shkaqeve dhe teorive ekonomike, të cilat i paraprinë krijimit të këtyre institucioneve. Këto institucione u ndërtuan mbi 3 parime bazë dhe me qëllimi ruajtjen dhe stabilitetin ekonomik e financiar. Krijimi i tyre, u bazua në krijimin dhe fuqizimin e institucioneve demokratike, garantimin e stabilitetit ekonomik e financiar dhe mundësisë së lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve e ideve dhe së treti, garantimi i mbështetjes me kapitale të mjaftueshme financiare për të siguruar rimëkëmbjen nga krizat dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë. Duke vlerësuar autorin, mbi librin referoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik Vasil Tole, Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici dhe Zv Rektori Nikollaq Pano. “Ajo çfarë e bën këtë libër të veçantë, është fakti se autori i shikon të tria këto institucione si projeksione të një vizioni politik e human që synojnë rritjen e stabilitetit dhe zhvillimin në nivel global. Libri rendit në mënyrë të organizuar dhe të logjikshme marrëdhëniet ekonomike, financiare dhe ato politike që çuan në krijimin e rendit aktual botëror dhe sfidat me të cilat përballet ai”, u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Ai shtoi se historia e treguar në analizën e profesor Angjelit dëshmon në mënyrë të përsëritur se pas të gjitha krizave, dështimeve dhe vuajtjeve të mëdha të 100 viteve të fundit qëndron padija jonë kolektive si shoqëri dhe më shpesh akoma kokëfortësia e politikës ndaj mësimeve të nxjerra nga ekonomistët. Prandaj njohja dhe kuptimi i ligjësive të materializuara në identitetet ekonomike e financiare, që përcaktojnë politikat e këtyre institucioneve, ofron një zgjidhje dhe shpresë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës sepse kemi mjaftueshëm të panjohura në të ardhmen. “Libri “Institucionet e Bretton-Woodit dhe Shqipëria” (FMN, BB, GATT-OBT), është një kontribut i rëndësishëm në analizën e këtij bashkëpunimi, i efekteve të tij në tranzicionin dhe realitetin shqiptar, i arritjeve dhe vështirësive gjatë marrëdhënieve në këtë periudhë, në kontributin e këtyre institucioneve në politikëbërjen dhe vendimmarrjen në lidhje me zhvillimet më thelbësore financiare, monetare, ekonomike e tregtare”, u shpreh Prof. Dr Adrian Civici. Ai shtoi se ky botim ka vlerë jo vetëm në aspektet teorike e historike të tij, por mbi të gjitha, në aspektet konkrete të lidhura me shumë zhvillime të rëndësishme në realitetin Shqiptar e rajonal në kuadrin e përmbylljes me sukses të procesit të gjatë e të vështirë të tranzicionit dhe hapjes së rrugës për integrimin europian të Shqipërisë. “Autori na tregon se zhvillim i qëndrueshëm do të thotë të mësosh të jetosh brenda kufijve të vetëm të një planeti, në mënyrë të drejtë dhe dinjitoze për të gjithë, pa shfrytëzuar deri në pikën e varfërimit sistemet natyrore, nga të cilat ne nxjerrim burimet dhe pa e tejkaluar kapacitetin e tyre për të thithur mbetje dhe mbeturina të krijuara nga aktivitetet tona. Ky libër është një punim që i mungon në shqip si literaturës historike, ashtu dhe asaj ekonomike të deritanishme dhe që jep një kontribut të vlefshëm në pasurimin e saj”, u shpreh Prof. Dr, Nikollaq Pano. Akademiku Vasil Tole vlerësoi librin dhe u shpreh se, ky ai vjen në vazhdën e punimeve të autorit si vlerë e shtuar e mendimit më të mirë ekonomik në Shqipëri. Në mbyllje të kësaj ceremonie, vetë autori mbasi foli për rethanat specifike dhe ecurinë e shkrimit të këtij libri, falenderoi të pranishmit dhe theksoi se ky libër do t’i shërbejë së pari studentëve por edhe publikut të gjerë.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
