Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain
Mësimi i gjuhës dhe kulturës arabe në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë filloi mësimim e gjuhës dhe kulturës arabe për vitin akademik 2024-2025.
Kursi i mësimit të gjuhës dhe kulturës arabe në UMSH synon përhapjen e kulturës, gjuhës e historisë arabe dhe promovimin e diversitetit ndërkulturor dhe ndërnjohjes mes Shqipërisë dhe vendeve arabe. Ai do të shërbejë si një urë lidhëse mes studentëve dhe stafit akademik në bashkëpunimit dhe komunikimin e tyre me homologët në vendet arabe dhe me kulturën e gjerë që ata përfaqësojnë.


Drejtori i Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, Prof. Ass. Dr. Arben Cici përshëndeti fillimin e orës së parë duke i uruar shumë suksese profesorit të gjuhës arabe, Fatbardh Shegaj dhe klasës së parë të këtij kursi. Profesor Fatbardh Shegaj është një nga njohësit dhe folësit më të mirë të gjuhës arabe; njohuritë, përvoja dhe metodologjia e tij bashkëkohore janë garanci në procesin e suksesshëm mësimor të kursit.


Në përfundim të kursit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën përkatëse të njohurive të fituara të gjuhës dhe kulturës arabe.


FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
