Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Projekti për inteligjencën artificiale (LAIA), zhvillohet në Universitetin Mesdhetar takimi mes partnerëve

Zhvillohet në UMSH takimi i partnerëve të projektit LAIA Project LAIA (Laboratories of Artificial Inteligence in Albania and Kosovo)i financuar nga Bashkimi Europian. Ky projekt synon të promovojë inovacionin dhe të përmirësojë arsimin në fushën e Inteligjencës Artificiale nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të njohurive. Të pranishëm në këtë takim, ishin përfaqësuesit nga Greqia, Danimarka, Kosova. Në fjalën e tij përshëndetëse, Pro Rektori i Universiteti Mesdhetar Arben Cici, mirëpriti të pranishmit duke nënvizuar se falë këtij projekti po krijohet mundësi për studentët që të fitojnë njohuri, aftësi dhe përvojë praktike në një nga fushat më transformuese të kohës sonë, siç është Inteligjenca Artificiale “Duke punuar së bashku, ne po sigurojmë që brezi i ardhshëm të jetë mirë i përgatitur për të përballuar sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë e epokës digjitale në të cilën jetojmë sot. Ky moment tregon fuqinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rëndësinë e ndarjes së njohurive përtej kufijve duke avancuar inteligjencën artificiale në fushën e arsimit dhe duke fuqizuar studentët tanë për të krijuar zgjidhje që do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për të gjithë ne”, tha Cici. Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Bioteknologjike të Universitetit të Pireut, Greqi Prof. Dr. Ilia Magloiannis, vlerësoi këtë partneritet, duke garantuar edhe lidershipin teknik të universitetit të Pireut për të ndarë eksperiencë në këtë fushë nëpërmjet drejtimit të këtij projekti. Edhe Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, vlerësoi këtë projekt si mundësi të shkëlqyer për të marrë dije të thelluara në fushën e Inteligjencës Artificiale, për studentët dhe stafin akademik. Në vijim partnerët bënë prezantimet për atë ccka është realizuar deri tani në projektin LAIA si dhe vunë theksin në objektivat e të ardhmes.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim