Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë marrëveshje bashkëpunimi me 2 universitete rumune




Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, mirëpriti një delegacion rumun të përbërë nga Sh.T.Z. Octavian Șerban, Ambasador i Rumanisë në Shqipëri; Z. Cristian Cutaș, Këshilltar i Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri dhe drejtues i zyrës për Promovimin Tregtar dhe Ekonomik pranë kësaj ambasade; Prof. Dr. Costin Lianu, përfaqësues i Universitetit “Spiru Haret” në Bukuresht, Rumani; Prof. Dr. Irina Rădulescu, përfaqësuese e Universitetit Petroleum Gaz në Ploiești, Rumani; dhe z. Florian Ionescu, profesor dhe biznesmen. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve akademike në rritjen cilësore të arsimit në Shqipëri, si dhe për mundësinë që Shqipëria të përfitojë nga përvoja e Rumanisë në proceset e saj para-aderimit në BE dhe ta përdorë atë në favor të zhvillimit të saj. Akademik Prof. Dr. Angjeli, duke falenderuar të pranishmit, theksoi gadishmërinë dhe përkushtimin e Universitetit Mesdhetar për krijimin dhe zbatimin e projekteve dypalëshe dhe shumëpalëshe. Ai shprehu gjithashtu synimin për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve përmes projekteve të përbashkëta, si dhe publikimeve akademike dhe shkencore me partnerët rumunë. Nga ana tjetër, z. Ambasador Octavian Șerban shprehu edhe një herë gadishmërinë për të qënë një urë lidhëse mes institucioneve akademike dhe shkencore të Rumanisë dhe Shqipërisë, duke vlerësuar këto marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore midis dy popujve. Marrëveshjet e reja të nënshkruara dëshmojnë angazhimin e Universitetit Mesdhetar për përmirësimin e cilësisë së sistemit akademik dhe për pjesëmarrjen aktive në projekte lokale dhe ndërkombëtare me rëndësi të madhe. Këto marrëveshje përfshijnë bashkëpunime akademike dhe shkencore multidimensionale, si dhe krijimin e një qendre Digital & Innovation Hub brenda Universitetit Mesdhetar. Takimi u përmbyll me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve nga Rektori i Universitetit Mesdhetar, Prof. Dr. Adrian Civici, dhe nga përfaqësuesit e universiteteve rumune.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
