Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain
Kryetari i bordit të Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe në UMSH vizitë inagurale në kursin e gjuhës arabe

Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli, Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Kryetari i bordit të Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe bëri një vizitë inagurale në kursin e gjuhës dhe kulturës arabe në UMSH. Ky kurs do të zhvillohet përgjatë vitin akademik 2024-2025.

Z. Angjeli përshëndeti profesorin e gjuhës arabe Bardhyl Shega dhe pjesëmarrësit në kurs dhe nënvizoi rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës arabe duke u ndalur në utilitetin dhe përdorimin e saj zyrtar, si dhe hapësirën e konsiderueshe folëse në botë. Qëllimi i këtij kursi, pohoi Profesor Angjeli është të përhapë kulturën e gjuhën arabe ashtu edhe historinë e jashtëzakonshme të saj, në dobi të promovimit të diversitetit kulturor mes Shqipërisë dhe vendeve arabe. Në mesjetë arabishtja ishte një mjet kryesor i kulturës dhe mësimit, veçanërisht në shkencë, matematikë dhe filozofi shtoi zoti Angjeli dhe do të shërbejë si një urë lidhëse sot mes studentëve dhe stafit akademik në bashkëpunimit dhe komunikimin e tyre me homologët në vendet arabe dhe me kulturën e gjerë që ata përfaqësojnë.

Profesor Angjeli u uroi shumë suksese dhe fillim të mbarë studentëve të kursit në mësimin e kësaj gjuhe të veçantë, shumë të pasur dhe të rëndësishme.

Kryetari i bordit të Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe në UMSH, Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli u shoqërua nga anëtarët e bordit, profesorët Ilir Hebovija dhe Elona Shehu, si dhe Drejtori i kësaj Qendre Prof. Ass. Dr. Arben Cici.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
