Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar

Digital Transformation in the Western Balkans - U2SID

THIRRJE PËR STUDENTËT

Të dashur Studentë,

Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në workshopin “Sfida të Transformimit Digjital (DTC)”, një program inovativ i krijuar për t'iu fuqizuar të adresoni sfida reale të biznesit dhe shoqërisë duke përdorur zgjidhje digjitale moderne. Kjo është një mundësi unike për të përmirësuar aftësitë tuaja digjitale, për të aplikuar njohuritë akademike në praktikë dhe për të patur ndikim në komunitetin tuaj.

Workshopi DTC është pjesë e projektit Erasmus+ U2SID, i cili synon të përmirësojë bashkëpunimin midis universiteteve, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri dhe Mal të Zi. Përmes kësaj sfide, studentët do të punojnë krah për krah me pedagogë dhe partnerë të jashtëm për të bashkëkrijuar zgjidhje inovative që adresojnë çështje komplekse sociale, ekonomike dhe mjedisore. DTC bazohet në të mësuarit përmes projekteve dhe mentorimit, duke ju ofruar mundësinë për të zgjidhur probleme reale, duke fituar përvojë të paçmueshme praktike.

Pse të merrni pjesë në workshopin DTC?

- Fitoni përvojë praktike: Aplikoni njohuritë teorike që keni fituar gjatë studimeve në skenarë praktikë. Bashkëpunoni me student të tjerë, pedagogë dhe ekspertë të ndryshëm për të krijuar zgjidhje me ndikim real.

- Përmirësoni kompetencat digjitale: Forconi njohuritë tuaja digjitale dhe aftësitë teknike duke punuar në projekte që përfshijnë analitikë të të dhënave, zhvillim softuerësh, komunikim digjital dhe më shumë.

- Zhvilloni aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe inovacion: DTC nxit një mendësi kreative dhe të orientuar drejt zgjidhjeve. Do të mësoni të navigoni në sfida komplekse dhe të zhvilloni zgjidhje që janë inovative, të qëndrueshme dhe të shkallëzuara.

- Krijoni rrjete dhe lidhje me liderë të industrisë: Vendosni kontakte me biznese, politikëbërës dhe organizata të shoqërisë civile. Fitoni njohuri mbi praktikat e industrisë dhe ndërtoni marrëdhënie që mund të mbështesin zhvillimin tuaj të ardhshëm profesional.

- Kontribuoni në zhvillimin e komunitetit: Krijoni zgjidhje që jo vetëm adresojnë nevojat e biznesit, por gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit tuaj.

Kush mund të aplikojë për Workshopin DTC?

Inkurajojmë aplikimet nga studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve nga fusha të ndryshme studimore, të cilët janë të interesuar për transformimin digjital dhe ndikimin në shoqëri. Ekipet ndërdisiplinore do të formohen bazuar në natyrën e sfidave të paraqitura, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj zgjidhjes së problemeve.

Si funksionon?

1. Thirrja e hapur për pjesëmarrje: Regjistrohuni deri më 03.12.2024 për të shprehur interesin tuaj.

2. Bashkëpunimi me mentorë akademikë dhe të biznesit: Ekipet do të drejtohen nga mentorë akademikë dhe do të punojnë ngushtë me profesionistë të biznesit.

3. Zhvillimi i zgjidhjeve: Ekipet do të kalojnë nëpër faza iterative të ideimit, prototipimit, testimit dhe përsosjes.

4. Prezanti final dhe vlerësimi: Në fund të programit, ekipet do të prezantojnë zgjidhjet e tyre para një jurie ekspertësh.

Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë pjesëmarrjeje. Zgjidhjet më të mira do të promovohen në evente universitare dhe të partnerëve, duke ofruar më shumë mundësi për vizibilitet.

Për t'u bashkuar me workshopin “Sfida të Transformimit Digjital”, lutemi të plotësoni formularin dhe ta dërgoni në email [email protected] deri më 03.12.2024.

Për     çdo     pyetje     ose     informacion     shtesë,     kontaktoni     në     postën     elektronike [email protected] 

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim