Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë feston Ditën Botërore të Gjuhës Arabe

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Qendra Abdulaziz Saud Albatain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe festoi 18 dhjetorin, Ditën Botërore të Gjuhës Arabe. Përfaqësuesit e UMSh ishin pjesë e rëndësishme e aktivitetit të organizuar nga Ambasada e Arabisë Sauditë në Shqipëri dhe kontributi i tyre spikati si në pjesëmarrje, ashtu edhe në fjalën e Drejtorit të Qendrës Prof.Assoc.Dr. Arben Cici.
Konferenca e cila trajtonte edhe pozitën e gjihës arabe përballë IA kishte pjesëmarrje nga personalitete dhe akademikë të fushës së historisë, të gjuhësisë, të përkthimit nga Shqipëria dhe nga vendet arabe. Shefat e misioneve diplomatike të vendeve arabe në Shqipëri nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Në fjalën e tij, Drejtori i Qendrës Abdulaziz Saud Albatain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe, Profesor Arben Cici foli për rëndësinë e kësaj date historike duke evidentuar rëndësinë e ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës arabe dhe rolin e pazvendësuar të personalitet, akademikut, mendimtarit dhe poetit të spikatur nga Shteti i Kuvajtit, filantropit të madh, lartësisht të vlerësuar nga OKB, UNESCO, dhe organizata të tjera si dhe universitete me emër, zoti Abdulaziz Saud Albabtain.
Falë përkushtimit të tij dhe dëshirës për ta ruajtur dhe përhapur gjuhën dhe kulurën arabe, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, prej 2 vitesh, është ngritur Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për “Gjuhën dhe Kulturën Arabe”, vuri në dukje Profesor Cici, duke shtuar se interesi dhe vëmëndja e studentëve dhe pedagogëve ndaj gjuhës dhe kulturës arabe është rritur dukshëm.

Duke folur për aktivitetin e qendrës, Profesor Cici theksoi se kjo qendër në UMSh shërben si një urë lidhëse për të ndihmuar në përhapjen e kulturës, historisë dhe traditës arabe mes komunitetit universitar dhe përtej tij. Duke nxitur dialogun ndërkulturor, kjo qendër synon të krijojë një platformë të hapur dhe të respektueshme për shkëmbimin e ideve, praktikave dhe njohurive që kontribuojnë në një mirëkuptim më të madh midis kulturave të ndryshme.
“Gjuha arabe, si një nga gjuhët më të vjetra, më të pasura dhe më të folura në botë, mbetet mjeti kryesor për të eksploruar këtë trashëgimi kulturore të pasur. Me theks të veçantë në rëndësinë e ruajtjes dhe përhapjes së saj, ne ndihmojmë studentët dhe studiuesit të kuptojnë lidhjet e saj historike, sociale dhe artistike në një kontekst global. Qendra jonë synon të ofrojë aktivitete dhe mundësi që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe në nxjerrjen në pah të kontributeve të kulturës arabe në histori, art, filozofi, shkencë dhe tradita, duke e bërë këtë njohuri të aksesueshme për të gjithë, theksoi në fjalën e tij profesor Arben Cici.

Në përfundim të aktivitetit Drejtori i Qendrës Abdulaziz Saud Albatain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe, Prof. Assoc. Dr. Arben Cici u nderua më çmim të posaçëm për “kontributin e tij në shërbimin e gjuhës arabe dhe forcimit të pozitës së saj mes origjinalitetit burimor dhe frymës inovative”.
Në këtë aktivtitet morrën pjesë antarët e Bordit të Qendrës Abdulaziz Saud Albatain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe, sudentët e kursit të gjuhës arabe dhe studentë e pedagogë të tjerë nga UMSH.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
