Home > Të reja > Njoftime

Save the date!!! 10 Mars, Filluan regjistrimet për trajnimin për Programin e detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për “NDËRMJETËS TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”

Filluan regjistrimet për trajnimin për Programin e detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për “NDËRMJETËS TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar ta kryejnë këtë trajnim dhe pastaj të licensohen pranë Ministrisë së Drejtësisë!

Përmbajtja e trajnimit do të jetë:

  • Regjimi juridik dhe legjislacioni i pasurive të paluajtshme;
  • Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare;
  • Hartim kontratash;
  • Legjislacioni mbi tatim taksat;
  • Etika profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira;
  • Veprat penale ndaj pasurive të paluajtshme, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave;
  • Parimet themelore të vlerësimit të pronave, menaxhimi dhe mirëmbajtja e tyre;
  • Negocimi dhe komunikimi në pasuritë e paluajtshme;
  • Marketimi dhe shitja;
  • Praktikë;

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është përzgjedhur nga Ministria e Drejtësisë (Urdhër Nr 214, Dt.22.04.2024) për të ofruar këtë trajnim!

Trajnerët e këtij kursi janë një kombinim i Lektorëve të mirënjohur të UMSH dhe disa prej ekspertëve më të mirë të industries imobiliare në vendin tonë.

Cilat janë dokumentat për regjistrim

Kërkesë për regjistrim e kandidatit (plotësohet pranë UMSH)
Fotokopje e ID
Foto dokumenti
Kopje e noterizuar e Diplomë gjimnazi ose Diplomë e studimeve universitare

Kohëzgjatja e trajnimit është DITË e organizuar në orë.
Pagesa është 30 000 lekë

Testimi do të zhvillohet më datë 24 Mars ora 17.00
Nxitoni të prenotoni vendin tuaj!

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim