Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizon Konferencën e III-të Shkencore Studentore me temë “Inteligjenca artificiale dhe shoqëria”

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane në bashkëpunim me Fakultetin e Informatikës, Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore organizon Konferencën e III-të Shkencore Studentore me temë “Inteligjenca artificiale dhe shoqëria” 15 maj 2025 Tiranë, Shqipëri

THIRRJE PËR PUNIME

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë organizimin e Konferencës së III-të Shkencore Studentore në Shkencat Juridike dhe Sociale. Ky event synon të krijojë një traditë të pjesëmarrjes së studentëve të nivelit Bachelor dhe Master në një proces të thellimit të punës së tyre kërkimore shkencore si dhe të shërbejë si një platformë që do t’iu mundësojë studentëve prezantimin e punës së tyre, shkëmbimin e mendimit kritik dhe angazhimin në një praktikë dialoguese me studentë të të gjitha nënfushave të studimeve juridike dhe sociale.

Konferenca synon të bashkojë në një tryezë debati studentët e të gjitha degëve dhe programeve të studimit të ofruara nga fakultetet dhe departamentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë si dhe studentë nga Universitete të tjera në vend dhe rajon për shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e punës së tyre kërkimore shkencore në lidhje me të gjitha aspektet e fushave ndërdisiplinare si studimeve në fushën e së drejtës, shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve rajonale, studimeve antropologjike, studimeve psikologjike, studimeve të komunikimit, studimeve të fushës së edukimit, studimeve të fushës ekonomike, informatike, mjekësore.

Konferenca do të shërbejë për të gjithë pjesëmarrësit si një platformë për ndërlidhje, shkëmbim idesh dhe ballafaqim të punës së tyre kërkimore e cila është në fazat e para, me një komunitet akademik të specializuar. Konferenca nxit debatin për zhvillimet aktuale, ide, qasje dhe teori të reja, shqetësime dhe sfida në fushën e drejtësisë, studimeve sociale, studimeve në fushën informatike, ekonomike dhe mjekësore.

 

Abstrakti dhe Punimi:

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë abstraktet e punimeve, që duhet të përmbajë: Emrin e autorit/rëve, institucionin, Fakultetin, programin e studimit, vitin e studimit, adresën elektronike, (200-250 fjalë, Times New Roman, 12, single spaced) deri në datën 18 prill. Materialet do të dërgohen në adresën [email protected]

Teksti i plotë i punimit duhet të përmbajë 5000 - 7000 fjalë, i shkruar në Times New Roman, size 12, singled spaced dhe të përmbajë: Emrin e autorit/rëve, institucionin, adresën elektronike, Abstraktin, Fjalët kyçe, Hyrjen, Pjesën kryesore, Përfundimet dhe Bibliografinë. Afati përfundimtar i dërgimit të tekstit të plotë të artikullit është data 10 qershor 2025.

Abstraktet e punimeve të përzgjedhur nga Komiteti Shkencor, do të botohen në Proceedings të Konferencës që do të jetë në format elektronik. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një kopje elektronike të Proceedings të Konferencës

Punimet më të mira të përzgjedhura nga Komiteti Shkencor, do të kenë mundësinë të botohen në një numër special të Revistës Shkencore të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane, POLITEIA.

Të gjithë pjesëmarrësit në Konferencë do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrjeje.

 

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim