Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Kërkimi shkencor prioritet, Angjeli: Revistat e Universitetit Mesdhetar platforma gjithëpërfshirëse të mendimit shkencor

Kërkimi shkencor është një nga prioritetet kyçe të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe standardeve të vendosura nga vendimet e qeverise dhe kërkesave specifike të Ministrisë së Arsimit, sot u prezantua numri i radhës i Revistës Shkencore “Euromediterranean”, e cila së bashku me dy revistat e tjera “Politea” dhe “EkoInfo-Sistem”, kanë shënuar një progres të dukshëm në numrin dhe cilësinë e artikujve shkencorë që publikon Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. “Është bërë një punë intensive për të pasur prurje nga autorë të ndryshëm dhe nga ana tjetër për ta përgatitur këtë revistë në përputhje me standarded e përcaktuara në vendimin e qeverisë dhe kërkesave të Ministrisë së arsimit. Së dyti ka një progres dhe përmirësim jo vetëm në formë por edhe në cilësinë e artikujve të botuar. Kemi një shtim të numrit të autorëve dhe bashkë- autorëve të cilët kanë shtuar kërkesën për të botuar në revistën tonë si brenda Universitetit ashtu edhe jashtë tij, gje që është mjaft pozitive” u shpreh Presidenti I Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik,Prof. Dr Anastas Angjeli. Ai shtoi se revistat e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë kanë një gjithpërfshirje edhe të studentëve të Universitetit. “Këto revista janë kthyer në platforma të paraqitjes së mendimit shkencor dhe të debatit shkencor “, tha Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Anastas Angjeli. Përveç revistës Euromediterranean botimi i parë shkencor që ka nisur prej vitesh të jetë tribuna e artikujve shkencorë, UMSH –Press boton Revistën EkoInfo–Sistem. Ajo përmban studime, kërkime, vëzhgime dhe analiza në fushat e ekonomisë dhe informatikës. Me këto botime, revista synon të nxisë debatin shkencor në këto disiplina, duke përfshirë njëkohësisht mjedisin universitar shqiptar dhe subjektet e biznesit, si baza të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Gjithashtu Revista “Politea” është një revistë shkencore e cila publikon artikuj në shqip ose në anglisht në fushën e shkencave politike, sociale, juridike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave humane. Revista ofron një hapësirë ku studiuesit të publikojnë punën e tyre kërkimore shkencore duke ruajtur standardet më të larta të kontrollit të cilësisë.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim