
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhuron gjak për fëmijët talasemikë
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhuron gjak për fëmijët talasemikë. Nën sloganin “Dhuro gjak, shpëto jetë”, dhjetra studetë e pedagogë u bashkuan dje duke kryer këtë akt human. Për të 6-tin vit rradhazi Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është pjesë e nismës për dhurimin vullnetar të gjakut duke dhënë kontributin e tij për të gjithë ata persona që kanë nevojë.
Sensibilizimi i të rinjve dhe përgjegjësia sociale mbeten kryefjalë në filizofinë me të cilën funksionon dhe rritet cdo ditë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Këtë vit dhurimi i gjakut u krye së bashku me “Fundjavë ndryshe” si dhe Qendrën Kombëtare të Dhurimit të gjakut.
Të dhurosh gjak do të thotë që pa të kushtuar asgjë, mund të shpëtosh jetën e dikujt dhe ky është misioni më fisnik dhe human që ka secili prej nesh. Nga ana tjetër të dhurosh gjak, do të thotë të informohesh për një sërë benefitesh që ka ky proces për organizmin. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, do të vijojë t’i bashkohet kauzave dhe nismave sociale që përfshijnë dhe sensibilizojnë të rinjtë.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim