Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025
Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane i Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë” ka kënaqësinë t’ju ftojë në Forumin Ndërkombëtar “Shkencat Psikologjike Sot”

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane i Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë” ka kënaqësinë t’ju ftojë në Forumin Ndërkombëtar “Shkencat Psikologjike Sot”, i cili do të mbahet më 2 maj 2025, në ambientet e universitetit. Ky forum përfaqëson një nismë akademike me objektivin për të krijuar një platformë të qëndrueshme shkëmbimi ndërdisiplinor, ku studentët e ciklit Master Shkencor, së bashku me studiues të fushës, të prezantojnë punimet dhe projektet e tyre kërkimore me qasje empirike, teorike dhe analitike.
Qëllimi kryesor i forumit është të nxisë zhvillimin e mendimit kritik dhe praktikave kërkimore bashkëkohore në fushën e psikologjisë dhe shkencave humane, nëpërmjet:
- Prezantimit të rezultateve të kërkimeve të reja shkencore, të bazuara në metodologji të standardizuara dhe me impakt të matshëm në fushën përkatëse;
- Analizës së fenomeneve psikosociale në kontekste të ndryshme kulturore dhe kohore, përfshirë efektet e transformimeve digjitale në shëndetin mendor, zhvillimin e identitetit dhe ndërveprimin social;
- Diskutimit të praktikave ndërdisiplinore mes psikologjisë, sociologjisë, të drejtës dhe studimeve kulturore, me qëllim ndërtimin e një kornize të përbashkët të kuptimit të dinamikave shoqërore të kohës sonë.
Forumi synon të ofrojë një qasje të re ndaj psikologjisë si shkencë reflektuese dhe transformuese, ku rezultatet shkencore nuk qëndrojnë vetëm në funksion të akademisë, por gjejnë zbatim në politikat sociale, edukim dhe ndërhyrje komunitare.
Pikat kyçe të diskutimit do të përfshijnë:
- ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin psikologjik dhe ndërveprimin njerëzor,
- mirëqenia mendore në një botë të ndërlidhur dhe të ndjeshme ndaj krizave,
- qasjet ndërkulturore në trajtimin e traumës, stresit dhe reziliencës psikologjike,
- sfidat dhe potencialet e praktikës psikologjike në shoqëri në tranzicion.
Ky forum i hap dyert për një dialog të thellë akademik, duke inkurajuar publikimin, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërlidhjen midis kërkimeve të avancuara dhe praktikave të aplikuara.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
