Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025
Sistemi i burgjeve për të miturit, zhvillohet tryeza për projektin CORE-ED Academy





U zhvillua Sesioni informues dhe tryeza e diskutimit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë për projektin CORE-ED Academy, i cili ka si objektiv kryesor përmirësimin e sistemit të burgjeve për të miturit në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit
Paneli i të ftuarve për diskutim përfaqesohej nga:
Znj. Klaudia Hasanllari Drejtoreshë e Qëndres së parandalimit të krimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë
Z. Dael Dervishi Drejtues i Zyrës së Projekteve Universiti Luarasi
Dr. Besjona Mehmetaj Drejtoreshë, “Qendra Komunitare Multidisiplinare”, Bashkia Tiranë
Ky projekt është i pari i këtij lloji në vend dhe në rajon, duke përfshirë sektorin akademik në mënyrë aktive në këtë fushë delikate dhe jetësore për të ardhmen e shoqërisë.
Projekti përfshin një rrjet të gjerë partnerësh nga universitete dhe institucione ndërkombëtare, të cilët sjellin ekspertizë të çmuar dhe përvojë praktike
CORE-ED Akademy vë theksin në rëndësinë e integrimit të institucioneve për të rehabilitimin e të miturve dhe universitetet kanë potencial për t’u bërë vatra të impaktit social.
Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof. Dr. Adrian Civici gjatë fjalës së tij theksoi se duhet ketë një bashkëpunim mes partnerëve ndërkombëtarë, universiteteve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë, në mënyrë që impakti të jetë edhe më i madh.
Projekti bashkoi akademike, partnerë shqiptarë, drejtues të pushtetit vendor dhe përfaqëdues të Ministrisë së Drejtësisë.
Prof.Dr.Përparim Kabo, Zv. Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë gjatë fjalës së tij u shpreh se: Adoleshentët e sotëm janë qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian dhe është e domosdoshme që kujdesi të jetë i gjithanshëm, si në familje, media, shoqëria civile, arti dhe kultura. “Universitetet kanë potencial për t’u bërë vatra të impaktit social dhe me programe trajnimi forcohet sistemi i drejtësisë.
Themelimi i qendrës kërkimore për Ballkanin dhe pedagogjinë korrigjuese, është hap i rëndësishëm për të siguruar impaktin e iniciativës”, theksoi Prof.asoc.Dr.Nevila RamaZv.Rektore e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
